Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Vodafone Albania, bëhet sponsor zyrtar i skuadrës kombëtare të futbollit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Vodafone Albania do të jetë për 6 vjet sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kontrata e sponsorizimit për tre sezone radhazi u nënshkrua në konferencën për shtyp, organizuar sot në praninë e përfaqësuesve të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Vodafone Albania.

“Ne jemi Një” do të jetë slogani shoqërues i mbështetjes që Vodafone Albania rikthen edhe një herë, pas shumë vitesh për Kombëtaren Shqiptare, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë, në të mirë e në të keq, pranë skuadrës së zemrës së klientëve të saj.

Duke pasur si synim kryesor ndarjen e krenarisë dhe emocioneve të fitores me të gjithë popullin shqiptar, falë këtij bashkëpunimi me FSHF-në dhe mundësive që të krijon rrjeti i shpejtë Gigabit, Vodafone do të sjellë një sërë përfitimesh për klientët Vodafone, duke prezantuar për ta mundësi nga më të ndryshmet, për të mos humbur asnjë ndeshje të skuadrës së zemrës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armando Duka falenderoi Vodafone Albania për mbështetjen që po i jep ekipit Kombëtar:

“FSHF dhe Vodafone Albania kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ndoshta jo rastësisht kemi të përbashkët ngjyrën e kuqe por dhe vendosmërinë për të arritur rezultate sa më të larta. Prej Vodafone Albania, që është sot lider në tregun shqiptar, FSHF nuk do të përfitojë vetëm mbështetjen financiare por edhe mentalitetin e liderit, e fituesit. Jemi në prag të një edicioni shumë të rëndësishëm, të eliminatores 2020. Uroj që të kemi fillimin e mbarë me ndeshjen ndaj Turqisë e që kjo marrëveshje të na sjellë fat”.

Në fjalën e  tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris, tha: “Jemi shumë krenarë që nisim këtë partneritet me ekipin Kombëtar shqiptar.  Në çdo vend ku ne operojmë, nuk duam të konsiderohemi vetëm si një kompani e madhe, por edhe si investitorë të vazhdueshëm në gjithçka që ka rëndësi për komunitet. Per ne ishte shumë e thjeshtë t’i thonim po këtij sponsorizimi, duke parë se skuadra Kombëtare e Futbollit është pikërisht ajo që i bën shqiptarët krenarë, të bëhen bashkë, të qajnë, të lumturohen, të brohorasin. Pjesë e bukur e këtij bashkëpunimi është padiskutim përdorimi i teknologjisë, që u mundëson fansave të jenë gjithnjë të lidhur me skuadrën e tyre të zemrës, kur janë në fushë por edhe jashtë saj. Ju uroj suksese në ndeshjen me Turqinë dhe në vijim, drejt kualifikimit”.

Në një kohë kur teknologjitë e reja janë të dizajnuara për t’u ofruar klientëve përvoja më të bukura, Vodafone ofron rrjetin më të mirë për të mbështetur këto përvoja. Partneriteti me skuadrën kombëtare të futbollit është një tjetër shembull i përgjegjshmërisë së biznesit dhe angazhimit të saj për t’u gjendur pranë nevojave të klientëve, edhe përtej komunikimit.

Tags: fshfsponsorVodafoneVodafone Albania

TË LIDHURA

Sport

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Next Post

Ultimatumi i KQZ-së për zgjedhjet/PD nuk pranon të dërgojë emrat e komisionerëve

“Nuk e di kush është Durmishaj”, Sadiku rrëfen bastin me Panucci-n

I vihet tritol shtyllës në Laç, Spiropali ia hedh fajin opozitës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

by mirseda
19:35 | 08/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS sot ka misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin...

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com