Policia e Shtetit njofton se në qytetin e Vlorës janë sekuestruar 4 mjetë të blinduara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.
Sipas raportimit, deri tani janë mbi 300 mjete që janë në proces verifikimi. Teksa 4 mjetet e blinduara janë sekuestruar si objekt i OFL-së.
Pritet që në vijim të kryhen veprimet hetimore mbi pronësinë e tyre.