Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vlorë/Qendra shëndetësore e zaptuar qysh prej 22 vitesh, shteti i pafuqishëm për ta liruar

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vlorë/Qendra shëndetësore e zaptuar qysh prej 22 vitesh, shteti i pafuqishëm për ta liruar

Një qendër shëndetësore e zaptuar nga qytetarë që prej vitit 1997 në Vlorë është bërë objekt ankesash nga banorët që jetojnë në katet e sipërme të qendrës.

E vendosur në katin e parë të një pallati në lagjen 24 Maji të qytetit, kjo hapësirë është bërë shkak për përplasjen e banorëve më zaptuesit, pasi ambientet e përbashkëta i përdorin vetëm këta të fundit. Banorët iu drejtuan Fiks Fare pasi prej vitesh janë ankuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Bashkëqeverisja i ka kthyer përgjigje ku u thuhet se kanë të drejtë, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje edhe pse ka kaluar më shumë se një vit.

Në qytetin e Vlorës, janë ende të prekshme pasojat e lëna nga viti i mbrapsht 1997.  Fiks Fare solli në vëmendje  ankesën e banorëve të një pallati në lagjen 24 Maji të këtij qyteti, qysh prej atij viti ankohen  për disa banorë që kanë zaptuar ambientet e qendrës shëndetësore. Këto ambiente që ndodheshin në katin e parë të pallatit ishin zënë forcërisht dhe edhe sot e kësaj dite nuk është bërë i mundur lirimi i tyre, pavarësisht ankesave të banorëve dhe shkresave të institucioneve.

Një nga përfaqësuesit e banorëve Agim Jazaj,që jeton në  këtë pallat qysh prej vitit 1983, tregon për Fiks Fare se kati i parë i pallatit, ish qendër shëndetësore është zaptuar në 1997. Nga ajo kohë ata s’kanë mundur të përdorin ambientet e përbashkëta, një pjesë e mirë e të cilave është lënë nga zaptuesit në një gjendje të degraduar. Sidomos pasi muri rrethues u prish nga IKMT-ja por hapësirat nuk u liruan të gjitha. Ai thotë që janë ankuar edhe tek bashkëqeverisja, por kjo e fundit i ka dhënë vetëm të drejtë,por nuk e ka zgjidhur atë. Ka më shumë se një vit që kanë marrë përgjigje që sipas tij ka mbetur thjesht në letër.

Drejtoria e Shëndetësisë Vlorë i ka kërkuar disa herë zaptuesve të largohen duke i dërguar shkresa zyrtare. Madje ata kanë kërkuar  edhe mbështetjen  e policisë për lirimin e ambienteve. Deri më tani pavarësisht ankesave dhe shkresave lirimi ka qenë i pamundur.

Në një intervistë për fiksin, Saliko Alliaj, juristi i e Drejtorisë së Shëndetësisë Vlorë thotë se për momentin është e pamundur të ndërhyhet pasi këta banorë pa dijeninë e tyre kanë hapur një proces gjyqësor të cilin e kanë fituar. Më pas gjykata e Apelit e ka rikthyer për gjykim për shkak të mungesës në gjyq të pronarit të qendrës. Në Gjykatën e Shkallës së Parë është fituar gjyqi nga Drejtoria e Shëndetësisë e cila është edhe pronarja e ligjshme e qendrës. “Çështja tani është në apel dhe ne presim se çfarë vendimi do merret.” pohon Alliaj.  Sipas tij kjo pronë, nuk është e vetmja e zaptuar në atë kohë.

Ka edhe disa qendra apo ambiente ndihmëse që janë zaptuar. Vlera e të cilave shkon deri në 290 milion lekë të reja.

Fiks Fare u interesua edhe pranë zyrës së IKMT-së  Vlorë. Në zyrën e këtij institucioni gazetarët i priti njëra nga specialistet. Ajo tha se nga IKMT Vlorë, është ndërhyrë për prishjen e murit rrethues, dhe shumë shpejt do ndërhyhej sërish. Më shumë informacion duhet të jepte përgjegjësi i zyrës, i cili në ato momente ndodhej  në terren. Gjatë ditëve në vijim gazetarët  e Fiks Fare u  lidhën me përgjegjësin, por ai nuk pranoi të jepte asnjë lloj informacioni lidhur me datën që do të ndërhynin për t’i kthyer hapësirat e përbashkëta të gjithë banorëve./Top Channel

 

Tags: Qendra Shëndetësoreshtetivlore

TË LIDHURA

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Next Post
“Kam përjetuar të njëjtën gjë te Bayerni”, Shaqiri flet si lider

Tronditet Liverpool, Salah kërkon largimin pas sherrit me...

Video/Viti ’99, zbulohen pamjet e rralla të Lulzim Bashës

Video/Viti '99, zbulohen pamjet e rralla të Lulzim Bashës

Champions/ “Çmenduri” në City-Tottenham, 4 gola për 11’ minuta (Video)

Champions/ “Çmenduri” në City-Tottenham, 4 gola për 11’ minuta (Video)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh
Sport

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

by mirseda
20:53 | 08/07/2025
0

Pas vitesh te Cittadella, Elhan Kastrati është larguar nga kjo skuadër. Portieri shqiptar ka marrë këtë vendim,...

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

20:36 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com