Një person është gjetur i pajetë, në një lokal në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë.
Viktima është identifikuar si L.XH., 59 vjeç, i cili mësohet se është pronar i lokalit ku është gjetur i vdekur.
Dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.