Pak pas mesnate, një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani”, në Vlorë. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.