Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vjen sulmi i parë/Basha fajëson Arta Markun për kthimin e pasaportës së Tahirit!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vjen sulmi i parë/Basha fajëson Arta Markun për kthimin e pasaportës së Tahirit!

Kreu i PD-së ka vijuar turin e tij elektoral. Sot nga Lezha ai ka dhënë mesazhe të forta, teksa sipas tij, vendi ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohet dhe po humbet të drejtat nga sundimi i një pakice të kriminalizuar dhe të korruptuar. Ai ka folur edhe për zgjedhjen nga shumica te kryeprokurores, duke komentuar vendimin e fundit te gjykatës, për rikthimin e pasaportës për ish-ministrin Tahiri.

Basha u shpreh se Shqipëria sot nuk ka një qeveri dhe kryeministër, por ka një bandë dhe kapobandë, që e ka kthyer vendin në zonë të lirë për krimin dhe po kap drejtësinë për të mos dhënë llogari para saj. Akti antikushtetues i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm është prova me e qartë – tha Basha në aktivin e Lezhës.

“Efektin e parë të emërimit të Ramës kryeprokuror e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqendron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi.”– theksoi Kryetari i PD-së.

Lulzim Basha tha se skandali i Saimir Tahirit, Ministrit të Brendshëm që drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës me bekimin e kryeministrit, ka vulosur fatin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Prandaj ju them sot, se qeveria e Edi Ramës është e vdekur politikisht dhe ai vetë është një kufomë politike i diskredituar para shqiptarëve, i diskredituar para faktorit ndërkombëtar. Ata që deshën t’i japin një shans të fundit Edi Ramës, shqiptarë dhe të huaj, kanë parë dhe po shohin sa po u kushton kjo.”

Në këtë udhëkryq, kur Shqipëria ndodhet në një krizë politike, ekonomike dhe morale, kreu i Partisë Demokratike ka një mesazh për çdo shqiptar që dëshiron një jetë dinjitoze në Shqipëri.

“Detyra jonë është që të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve që nga viti i themelimit tonë, të bëhemi zëdhënësit dhe përçuesit e kësaj shumice absolute të shqiptarëve dhe t’u themi se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion, as vetëflijimi, as tragetet, as emigrimi, as avioni por bashkimi në sheshet e protestës.”

Kryetari i opozitës shpjegoi çfarë synohet me protestat dhe çfarë do të thotë krijimi i një qeverie antimafia:

“T’ia bëjmë të qartë se nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vijë unë me protestë, apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo! Ne kërkojmë largimin e shkaktarit numër një dhe krijimin e kushteve për funksionimin e demokracisë dhe reformës në drejtësi. Ndaj kemi parashtruar nevojën për një qeveri antimafia.”

Basha tha se qeveria antimafia do të garantojë reformën zgjedhore, mosprekjen e votës dhe përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, garanton një qeveri që lidh fatin e vet me atë të qytetarëve.

Tags: kthimilulzim bashapasaportaSaimir Tahiritsulmivjen

TË LIDHURA

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund
Aktualitet

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund

19:36 | 15/10/2025
Devoll, zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona
Aktualitet

Devoll, zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona

19:33 | 15/10/2025
Drejtoresha e KE pritet Dumanin në Bruksel për të prezantuar arritjet e SPAK
Politikë

Drejtoresha e KE pritet Dumanin në Bruksel për të prezantuar arritjet e SPAK

19:04 | 15/10/2025
Next Post
Dhjetë pyetjet, që mund të lënë botën pa gjumë në vitin 2018

Dhjetë pyetjet, që mund të lënë botën pa gjumë në vitin 2018

Itali/ Furgoni me portokalle merr më qafë dy fiset shqiptare

Itali/ Furgoni me portokalle merr më qafë dy fiset shqiptare

ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Kabul

ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Kabul







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

BE po humbet durimin, Von der Leyen vjen me kritika ndaj Vuçiç në Beograd
Bota

BE po humbet durimin, Von der Leyen vjen me kritika ndaj Vuçiç në Beograd

by mirseda
19:38 | 15/10/2025
0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i dërgoi të mërkurën mesazhe të drejtpërdrejta presidentit serb...

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund

19:36 | 15/10/2025
Devoll, zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona

Devoll, zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona

19:33 | 15/10/2025
Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

19:07 | 15/10/2025
Drejtoresha e KE pritet Dumanin në Bruksel për të prezantuar arritjet e SPAK

Drejtoresha e KE pritet Dumanin në Bruksel për të prezantuar arritjet e SPAK

19:04 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com