Uefa dhe Fifa nuk mund të lëshojnë sanksione kundër klubeve të Superligës, Juventusit, Realit dhe Barcelonës. Ministria Zvicerane e Drejtësisë mendohet të ketë njoftuar dy federatat
Ndërkohë, nga Spanja, ku janë të shqetësuar mbi praninë e Barcelonës dhe Real Madridit ende në Superligën e klubeve, mbërrijnë lajme pozitive për skuadrat anëtare të Superligës. Në fakt, nuk mund të ketë asnjë përjashtim nga Champions League e sezonit të ardhshëm:
Sipas raporteve nga ‘Cadena Ser’, UEFA dhe FIFA kanë marrë një njoftim zyrtar nga Ministria Zvicerane e Drejtësisë që në çdo rast do t’i ndalonte ata të lëshonin sanksione ndaj klubeve./Tirana Today