Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kronologjia e vrasjes/Taksisti tregon lëvizjet e fundit të vajzës dhe babait

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kronologjia e vrasjes/Taksisti tregon lëvizjet e fundit të vajzës dhe babait

Dhurata Saliaj, e bija e Mexhit Picarit, ka qenë bashkëpunëtore në krimin makabër që tronditi Tiranën pak ditë më parë. Këtë e konfirmojnë kamerat e sigurisë, ku shihet se si Mexhiti merr armën nga e bija. Ai zgjat dorën dhe merr armën nga çanta e Dhurata Saliaj.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se Dhurata Saliaj, e bija e Mexhit Picarit, ishte bashkëpunëtore për vrasjen e Kudret Saliaj. Më tej, të dy kanë shkuar në lokalin ku ishte ulur viktima, dhe e kanë vëzhguar për rreth 20 minuta. Në tavolinë me viktimën ishte avokati i çështjes, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur dhe një psikologe. Autori dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore.

Taksisti A.I., i pyetur nga grupi hetimor ka zbuluar bisedën që Dhurata Saliaj ka bërë me babain e saj në telefon.

“Një vajzë e re rreth 30 apo 40 vjeçe ngriti dorën afër “Vasil Shantos” dhe më kërkoi ta çoja deri në Vorë. Ajo foli në telefon dhe tha ‘Baba, bëhu gati ndërrohu, merr rrobat e punës se po vij me taksi’”, u shpreh taksisti, raporton Top Channel.

Pas krimit, kur Dhurata dhe i ati u larguan nga lokali, ajo hodhi në kokë një kapuç të zi, dhe më pas, të dy babë e bijë u larguan veç e veç me taksi.

Sipas të dhënave, rezulton se Mexhit Picari ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë në polici.

Sipas tij, ka qenë viktima Kudret Saliaj që e ka ofenduar dhe për këtë arsye autori e ka qëlluar atë. Një ditë para vrasjes, rezulton se viktima ka pasur një debat të ashpër me ish bashkëshorten e tij Dhuratën.

Fillimisht u raportua se në tavolinën e viktimës ka qenë edhe djali i ish çiftit Saliaj, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar kështu. 16-vjeçari është pyetur nga policia dhe në dëshminë që disponon Top Channel, ai ka deklaruar përpara grupit hetimor, se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Madje ai ka shtuar se nëna e tij, Dhurata Saliaj ushtronte dhunë ndaj tij, motrës dhe vëllait të tij të vogël.

“Shkova afër gjykatës mbasi dola nga shkolla. Më telefonoi babai, më tha ‘Mos u afro se është edhe pala tjetër dhe kam frikë mos konfliktohen’. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira me nënën, e cila më ka dhunuar mua dhe dy të tjerët. As me gjyshin dhe dajën s’kam pasur marrëdhënie të mira. Ky i fundit më ka kërcënuar dhe e kam denoncuar”, dëshmoi djali i çiftit, i identifikuar me inicialet E.S.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se Mexhit Picari është çuar dhe ka qëlluar ndaj ish dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, por ka lënë të plagosur edhe ish prokurorin Adriatik Cama. Ky i fundit ka marrë një plumb në pjesën e djathtë të kraharorit.

Ndërkaq, avokati Cama ka deklaruar në polici se nuk ka mundur ta shoh të gjithë ngjarjen, pasi sipas tij, ka qenë duke lexuar ekspertimin e psikologes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, kësaj të fundit i ka rënë të fikët dhe ende nuk është në gjendje të japë dëshminë e saj të plotë.

Mexhit Picari, 53 vjeç, ka vrarë në mes të lokalit bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të, pasi më parë gjykata kishte vendosur që fëmijet t’i lërë me babanë. Sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës, Dhurata Saliaj do i takonte fëmijët në prani të psikologut, ndërkohë që në gjykatë kishte deklaruar se është fyer dhe kërcënuar nga ish-burri.

Tags: dhurata saliajMexhit Picari

TË LIDHURA

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

22:46 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn
Aktualitet

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Partia Demokratike mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar më 16 maj

Zgjedhjet/ PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Përpjekje e BE për uljen e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes

Përpjekje e BE për uljen e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes

10 shprehje nga Dino Buxati, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Dino Buxati, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com