Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

10 shprehje nga Dino Buxati, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

5 vjet ago
in Të Gjitha

“Në ëndërr ka gjithmonë diçka absurde dhe të paqartë, nuk shpëton kurrë nga hija e dyshimit se e gjitha është false, se në një moment të bukur do të duhet të zgjohesh”.

“…Ishte kjo periudha kur Drogo kuptoi se sa të largët janë njerëzit me njëri tjetrin, pavarësisht nga dashuria e tyre e ndërsjellë, edhe nëse vuan dhimbja është e jotja dhe vetëm e jotja, e askush tjetër nuk mund të marrë as pjesën më të vogël të saj; dhe nëse vuan nuk do të thotë që të tjerët të ndiejnë dhimbje edhe nëse dashuria e tyre është e madhe: vetmia e jetës pra ”.

“Mund të jetë në rregull të vdesësh në një vend të hapur, me trupin akoma të ri dhe të shëndetshëm mes jehonave triumfale të borive; por është një fat më i trishtë të vdesësh nga plagët në një repart spitali pas vuajtjesh të gjata dhe është akoma më melankolike që dikujt t’i vijë fundi në shtratin e tij në shtëpi mes vajtimeve të të dashurve, dritave të zbehta dhe shisheve të ilaçeve. Por asgjë nuk është më e vështirë sesa të vdesësh në ndonjë vend të çuditshëm dhe indiferent, në shtratin anonim të një konaku, të vdesësh atje i plakur dhe i lodhur dhe të mos lësh askënd në botë .”

“Historitë që shkruhen, kuadrot që pikturohen, muzika që kompozohet, budallallëqet që thuhen, do të jenë gjithmonë pika më e lartë e njeriut, flamuri i tij autentik.”

“Dhe në mbrëmje, nga dhoma ime e fëmijërisë, shikoj dritat e qytetit buzë detit. Dhe ndonjëherë kam përshtypjen se jam akoma ajo që isha dikur, dhe se vitet nuk kanë kaluar kurrë. Dhe mendoj: atje është jeta e vërtetë, atje bota, aventura, ëndrra! Është mirë të largohesh një ditë. Pra, a e sheh se nuk ka mbaruar kurrë? ”

“Papritmas ai kuptoi se çfarë po thoshin, ai e kuptoi kuptimin e botës së dukshme kur ajo na bën të habitemi dhe të themi “sa e bukur” dhe diçka e madhe hyn në shpirtin tonë.”

“E mrekullueshme është forca e shkretëtirave të Lindjes me gurë, rërë dhe diell, ku edhe njeriu më i të fortë kupton vogëlsinë e tij përballë pafundësisë së krijimit dhe humnerave të përjetësisë, por edhe më e fuqishme është shkretëtira e qyteteve e përbërë nga turma, zhurma, rrota, asfalti, dritat dhe orat që që të gjitha shkojnë së bashku dhe të gjitha shqiptojnë të njëjtin dënim në të njëjtin çast.”

“Dashuria? Është një mallkim që bie mbi ty dhe është e pamundur t’i rezistosh “.

“Të gjithë insistojmë pak a shumë tek shpresa”.

“Ai mendoi se ishte në botën e përtejme, me sa duket identike me tonën, vetëm se gjërat e mira bëhen realitet sipas dëshirave të dhe pasi je kënaqur mbetesh me shpirtin në paqe, jo si këtu poshtë ku ka gjithmonë ca gjëra që të helmojnë edhe në ditët më të mira “.

Përshtati Totila Kotorri/ Tirana Today

Tags: dino buxatiitalianshkrimtarishprehjethenie

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Mediat italine: Igli Tare, i implikuar me një kompani bastesh

Franca gjobit Google-in me 220 milion euro lidhur me reklamat

AP

Pakistan/ Përplasen trenat, 40 të vdekur dhe 100 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

by mirseda
17:23 | 08/06/2026
0

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin pasditen e kësaj të hëne kanë krijuar menjëherë...

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com