Shqipëria renditet e dyta në Evropë, pas Danimarkës, si vendi ku regjistrohen më pak vjedhje të makinave.
Të dhënat nga Eurostat tregojnë se në Bashkimin Europian dhe vendet e EFTA, mesatarja e vjedhjes së makinave përgjatë periudhës 2015-2017 për 100 mijë banorë shkon nga 4, deri në 328.
Numri më i lartë i vjedhjeve të makinave shënohen kryesisht në vende si Italia, Greqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Holanda.
Sakaq, në vendin tonë, vjedhjet e automjeteve për 100 mijë banorë në periudhën 2015-2017 fiksohen në vetëm 10.4 për 100 mijë banorë. Në 2015 kjo shifër fiksohet në 9.6.
Pra, ka ardhur në rritje, por sërish shumë larg niveleve të vendeve europiane. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2015 u raportuan 277 vjedhje makinash, në 2016, 298 të tilla dhe në 2017, 329.