Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vjedhja e noteres, banka lejoi lëvizjen e parave të shitjes së shtëpisë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Vjedhja e noteres, banka lejoi lëvizjen e parave të shitjes së shtëpisë

Emisioni Stop trajtoi rastin e qytetares Drita Sula, e cila denoncoi noteren Rezarta Koçi se i ka vjedhur 72 milionë Lekë, para të cilat ishin të ngrira në llogari bankare nga shitja e një shtëpie dhe që pas përfundimit të procedurave, sipas ligjit, noterja duhet t’ia kalonte pronares Drita Sula.

Por absurditeti qëndron jo vetëm tek noterja, por edhe te banka e nivelit të dytë që ka lejuar transaksionin e parave të qytetares për llogari të noteres. Punonjësja thotë se banka nuk mban përgjegjësi për lëvizjen e parave nga ana e noteres.

 

Qytetari-Ideja është që, si ka mundësi, që banka ka lejuar këtë notere, të bëjë veprimet si do ajo,dhe jo si e ka kontrata? Këtë s’po e kuptojmë ne. Si ka mundësi, banka domethënë, lekët të depozitohen në bankë të noteres, dhe noterja pastaj i ka lëvizur ato lekë, ia ka cuar kujt ka dashur? Lejohet kjo?

Punonjësja-Ne nuk bëjmë verifikime! Ne bëjmë verifikime deri në momentin, që….

Qytetarja-Po si nuk bën verifikime ti? Ti nuk sheh kujt ia hedh lekët?

Punonjësja-Nuk më takon mua, se është noteri.

Qytetarja-Dëgjo, kur shitet një shtëpi, ajo bën shitblerjen për filanin, nuk bëhet shitblerje, unë të shes shtëpinë edhe lekët në vend t’i hedh ty, t’ia hedh këtij shokut. Si thua ti?

Punonjësja-Ku e ke kontratën e shitblerjes? Ta shikoj, se si….

Qytetarja-Nuk duhet ta linte gjallë në botë, lekët t’ia kalonte! Përderisa unë i hedh lekët në emrin tënd, ky s’mund t’ia hedhi tjetrit! Kshu janë hedhur lekët! Ato lekë 44 milionë janë hedhur për llogari të shitblerjes së shtëpisë sime. Edhe 30 milionë lekë lekë, ajo zonjë i ka kaluar në emër të tjetrit. E kupton ti? Banka nuk i sheh ato gjanat? Kujt po ia hedh lekët ti?

Punonjësja-Kur vjen noterja me një transfertë….

Qytetarja-Po pra, transferta është për emrin tim!

Punonjësja-Tani, nuk e dimë, ka qenë në emrin tënd, apo jo!

Qytetarja-Jo me shpirt, po është në emër të burrit tim! Se ishte shtëpia në emrin tonë. Cfarë flet?

Punonjësja-Ok, nëqoftëse noterja vjen me një kontratë dhe ka emrin tënd….

Qytetarja-Po!

Punonjësja-Dhe shumën tënde, të bëhet kalim tek ty, nuk bëhet kalimi tek ai personi tjetër.

Qytetari-Po është bërë te ai tjetri, pra!

Qytetarja-Po pra, po ka hedhur lekët e mia. Eh, aty është puna!

Punonjësja-Po s’e di cfarë ka bërë personi! Nuk e di unë cfarë kontrate është paraqitur nga noterja. Nuk e di domethënë, këtë po të them!

Qytetarja-Ka lekë në llogari kjo notere për hesapin tim?

Punonjësja-Nuk kam të drejtë të të jap informacion për këtë gjë!

Qytetarja-Pse nuk ke? Po përderisa unë i kam lekët…dëgjo unë i kam lekët këtu në këtë bankë. Ti duhet të më japësh!

Punonjësja-Nuk kam të drejtë!

Qytetarja-Po pse me shpirt? Për lekët e mia, s’ke të drejtë të më japësh ti? Unë të jap dokumentin.

Punonjësja-Po s’kam të drejtë, sepse lekët janë në llogarinë e noteres. Unë s’e di cfarë ka ndodhur! Unë s’kam hyrë fare në sistem.

Qytetari-Po si ta marrim vesh pra?

Punonjësja-Me shkresë drejtohuni bankës.

Qytetarja-Po i jemi drejtuar bankës me avokat ne si persona.

Punonjësja-E ka sjellë përgjigjien, dhe përgjigjie nuk jap edhe unë, se s’më takon mua të jap një përgjigjie tjetër.

Qytetarja-Do kalojë gjyqe, do kalojë lart e më lart!

Punonjësja-Çojeni lart e më lart! Ështē e drejta juaj! Ne nuk të japim dot një informacion për këtë llogari të noteres.

Qytetari-E kuptoj! Mirë, ok, se e ndjekim kshu me…

Zv/kryetari Dhomës së Noterëve, Fatmir Lacaj, thotë se noterët kontrollohen edhe nga Dhoma e Noterisë edhe nga Ministria e Drejtësisë.

“Një urdhër i ministrit të Drejtësisë dhe i Financave përcakton qartë që çdo noter është i detyruar të mbajë një llogari vetëm për tjetërsimet e pasurive të paluajtshme. Në këtë llogari futen të gjitha paratë që blerësi paguan për shitësin por që futen në këtë llogari të noterit, i cili e mban këtë llogari si garanci që shitësi t’i marrë këto para vetëm kur certifikata del në favor të palës blerëse. Një risi që i ka dhënë shumë garanci edhe qytetarëve. Ministria e Drejtësisë ushtron kontroll të vazhdueshëm me inspektimet e saj pranë zyrave noteriale se si noteri trajton llogarinë e tij bankare për tjetërsimet. Mund të jetë ndonjë rast shumë i rrallë kur noteri ka vepruar mbi këtë llogari. Noteri është i ndaluar të bëjë veprime në kundërshtim me këtë urdhër. Çdokush që bën një veprim në kundërshtim me këtë urdhër, atëherë është në shkelje të dispozitave dhe akteve nënligjore dhe padyshim organet përkatëse bëjnë edhe punën e tyre. Është edhe një ankim në Gjykatën e Apelit për këtë rast, besoj do të shkojë në rrugën e duhur”, shprehet zv/kryetari i Dhomës së Noterisë.

Nga ana tjetër Demir Çiftja, ekspert ligjor thotë, se duhen bërë amendime në ligj, që të ndalohen këto veprime, në mënyrë, që nëse një noter “lajthit”, të ketë mekanizma bllokuese.

“Me ligjin e ri, një zë të rëndësishëm zë pozicioni i noterit si personi garant i cili garanton marrëdhënien kontraktuale të shitjes, të shitësit dhe blerësit. Njëkohësisht legjislatori i ka vënë në dispozicion noterit që të jetë dhe garanti i vlerës monetare deri në momentin e regjistrimit të pasurisë. Dhe në fund të regjistrimit të kontratës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sot ASHP, automatikisht vlera monetare që është marrë për atë pasuri kalon direkt në llogarinë e personit që ka shitur pasurinë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm që mendoj se nga ligjore nuk është rregulluar si duhet, duhet të të ketë dhe një rregullim tjetër posaçëm në lidhje me noterin sepse ligji nuk ka parashikuar që noteri në një moment të caktuar mund edhe të lajthisë, mund t’i ndodhë një problematikë e caktuar, dhe ai mund të mos e kthejë atë shumë në llogarinë e shitësit dhe nga ana tjetër kjo mund të sjellë pasoja jo civile të cilat mund të jenë deri në ezaurimin e veprave penale. Nuk është rasti i parë, janë raste të përsëritura në dijeninë time, kemi dëgjuar raste në mënyrë të përsëritur të cilat janë bërë pjesë e konflikteve jo vetëm civile por edhe penale. Ka shumë kallëzime të kësaj natyre, ku noterët në njëfarë mënyre edhe kanë abuzuar në këtë lloj drejtimi “, thotë eksperti ligjor Demir Çiftja.  /tvklan.al

Tags: Drita SulaRezarta Koçivjedhje

TË LIDHURA

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve
Politikë

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë
Politikë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025
“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc
Aktualitet

“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

20:46 | 16/09/2025
Next Post
Kursi i këmbimit/Euro vazhdon rënien

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, njihuni me këmbimin valutor për sot

Sputnik V më efektive se Pfizer ndaj Omicron, ja gjetjet e shkencëtarëve

Sputnik V më efektive se Pfizer ndaj Omicron, ja gjetjet e shkencëtarëve

Xhemi Shehu rikthehet në “Top Channel”, zbulohet emisioni i ri ku do e shohim

Xhemi Shehu rikthehet në "Top Channel", zbulohet emisioni i ri ku do e shohim

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

by mirseda
22:33 | 16/09/2025
0

“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve...

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com