Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Viti kur natyra vendosi të na mbyllë (përkohësisht) gojën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Nga: Skënder Minxhozi

Sherr partish ka pasur kurdoherë. Nuk mbajmë mend një vit të qetë. Tërmete si ai i 21 shtatorit dhe sidomos i 26 nëntorit të këtij viti zor se kujtojnë edhe të rriturit. Natyra e vendosi ta bënte vetë bilancin e vitit 2019 për shqiptarët. I zhvlerësoi planet, ëndrrat, sfidat, mëritë, zënkat e krizat, duke i shkundur fort nga themeli.

Meqë është e modës që në ditët e fundit të dhjetorit të bëhen gjithfarë bilancesh (njëri prej tyre këto ditë rendiste edhe ëmbëlsirat më mira me kunguj!!!), le të themi se tërmeti që rrënoi një pjesë të ndërtimeve në Shqipërinë e Mesme në nëntor, është ngjarja më e madhe, më dramatike dhe me pasoja më afatgjata, që la pas ky vit. Nëse mund ta përdorim frazën pa qenë cinikë, ishte një tërmet “për sot dhe për nesër”!

Viti nisi në traditën më të konsoliduar të politikës shqiptare: me sherr dhe kërcënime. S’ka qenë e vështirë të kuptohej se tenxherja që ziente gjatë vitit 2018, do të shpërthente së afërmi. Djegia e mandateve nga opozita parlamentare dhe nisja e një numri protestash të dhunshme, sfiduan rendin kushtetues, trembën të huajt (më shumë se shqiptarët), ulën qepenat e bizneseve dhe anuluan një pjesë të prenotimeve turistike për verën që po vinte.

Sikur të mos e kuptonte që ja kishte futur kot me punën e mandateve, opozita vendosi ta dorëzojë vullnetarisht edhe listën e bashkive që qeveriste në zgjedhjet e radhës të pushtetit vendor, duke dalë krejtësisht jashtë sistemit. Një zbatim pikë për pikë i aksiomës “sa më keq aq më mirë”, por që në rastin konkret nuk doli ashtu siç pritej.

Viti 2019 është padyshim momenti kur njëra palë vendosi të marrë mbi shpinë edhe krizën e palës tjetër. Duke e goditur Ramën me çfarë u erdhi për dore, opozita e lehtësoi atë edhe nga njollat që objektivisht ka marrë mbi dopiopetin e qeverisjes. Viktimizimi i pushtetit, përmes zjarrit të shashkave e bojës që vishte muret e Kryeministrisë, ka qenë gafa më e madhe politike e vitit që po mbyllim, e që ashtu si tërmetet që pasuan më vonë, do të lenë pasoja afatgjata për PD e LSI.

Çdo pjesë muzikore serioze ka një uverturë, por ka dhe një finale. Dhe finalen filluam ta zbulojmë nga pak në shtator, kur tërmeti vendosi ligjin e tij të frikës mbi shqiptarët. Lëkundjet arritën madje të bëjnë edhe atë që s’ishte parë e dëgjuar: të pushojnë, qoftë edhe përkohësisht, sherret e partive. Tërmeti i mbylli gojën shqiptarëve sherrxhinj. Ky është i vetmi aspekt pozitiv i një ngjarjeje, e cila shkaktoi 51 të vrarë, qindra të plagosur dhe mbi 13 mijë të pastrehë.

Përmasat e tërmetit të nëntorit, janë dimensionet e sfidës që na pret në vitin 2020 ku po hyjmë. Nëse qeverisësit e vendit kanë dashur një axhendë paraprake pune, e kanë atë: shërimin e pasojave të tërmetit. Viti që vjen pritet të jetë momenti kur do të përballemi realisht me krizën e tërmetit, do të jetë trajektorja kohore kur do të prekim me dorë nga njëri cep në tjetrin përmasat reale të dramës që na ra mbi krye. E që i ka dhënë tashmë formë që në mëngjesin e 27 nëntorit, qeverisjes së të gjitha niveleve. A do dalim nga tuneli i tërmetit në 2020?! Urimi më i natyrshëm dhe më njerëzor është që t’ja dalim!

Tags: 21 shtator26 nentorkomentskender MinxhozitermetiViti i Ri

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
Videoja intime me Flori Mumajesin, Jonida Maliqi flet për herë të parë

Videoja intime me Flori Mumajesin, Jonida Maliqi flet për herë të parë

E cilësoi performues të dobët, Frederik Ndoci i kthehet keq Juliana Pashës

E cilësoi performues të dobët, Frederik Ndoci i kthehet keq Juliana Pashës

Zbulohen pamjet e reja, çfarë ka mbetur nga makina e gjeneralit iranian (FOTO)

Dalin pamjet tronditëse nga vendi ku u vra gjenerali iranian (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com