Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Virusi/ Konfirmohet rasti i parë i infektimit nga një njeri tek tjetri në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Virusi/ Konfirmohet rasti i parë i infektimit nga një njeri tek tjetri në SHBA

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thanë të enjten se kanë konfirmuar transmetimin e parë nga një njeri tek tjetri të koronavirusit vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara.

Robert Redfield i Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) tha se një burrë që mori virusin kishte qenë në kontakt të ngushtë me gruan e tij, e cila kishte udhëtuar në Wuhan të Kinës, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit që ka vrarë 170 njerëz.

Redfield tha se çifti është banor në qytetin e Çikagos. Burri nuk kishte shkuar në Kinë me gruan e tij.

Ky është rasti i gjashtë i koronavirusit në Sh.B.A – me pesë nga rastet që përfshijnë njerëz që u kthyen në Sh.B.A pasi kishin udhëtuar në Kinë.

Sipas Washington Post-it, të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan fluturime të reja për në Wuhan për të evakuuar amerikanët që janë akoma në qytet.

Disa vende kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Wuhan. Linjat ajrore ndërkombëtare kanë pezulluar fluturimet direkte për në Kinë.

Presidenti Trump informohet për koronavirusin

Presidenti Donald Trump u informua për shpërthimin e koronavirusit nga ata që ai i quan “agjenci të mëdha” që punojnë me Kinën.

“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë zhvillimet. Kemi ekspertët më të mirë në botë dhe ata janë në krye të situatës 24/7”, tha Presidenti në Twitter.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se po konsideron kufizime të mëtejshme për linjat ajrore amerikane që fluturojnë për në Kinë, përveç kufizimeve vullnetare nga disa kompani ajrore. Akoma nuk është vendosur nëse do të vihet një ndalim udhëtimi, shkruan “Voa”.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se asnjë nga 195 pasagjerët amerikanë të evakuuar të mërkurën nga Wuhan nuk patën simptoma të koronavirusit. Ata do të qëndrojnë në një bazë ushtarake amerikane në Kaliforni të paktën deri në fund të javës.

CDC tha që rreziku për amerikanët është i ulët dhe se po punon me OBSH-në për të çuar një ekip amerikan në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Tags: infektimrastiSHBAVirusi

TË LIDHURA

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant
Bota

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025
“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”
Bota

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

20:25 | 10/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
“E nxorën të zhveshur”, gazetarja zbardh ekzekutimin e Jan Prengës

"E nxorën të zhveshur", gazetarja zbardh ekzekutimin e Jan Prengës

Rusia mbyll ‘hermetikisht’ kufirin me Kinën

Rusia mbyll ‘hermetikisht’ kufirin me Kinën

Detaje tronditëse/ Lala flet për dy atentatorët e tjerë të prokurorit Ndoja

"Janë përgjuar ministra e deputetë…", 10 mijë përgjime në resortin ‘Golden’

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com