E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Viruset në tokën e ngrirë të Siberisë: Një rrezik i ri për shëndetin nga ndryshimi i klimës

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Patogjenë vdekjeprurës, të ngrirë për dhjetëra mijëra vjet në Arktikut, çlirohen papritmas dhe riaktivizohen për shkak të ngrohjes globale. Tingëllon si një trillim shkencor, dhe në fakt shkrimtarja amerikane Kristi Esmahan imagjinoi një skenar të ngjashëm në librin e saj të vitit 2015 “The Laptev Virus”.

Në të, Esmahan flet për një kompani nafte që kryen shpime në veriun e largët, çliron aksidentalisht një “megavirus” që ishte në “gjumë” nën tundrën e ngrirë prej gati 30.000 vjetësh. Ajo që pason janë miliona të vdekur dhe të sëmurë.

Sigurisht që virusi Laptev është vetëm një përrallë. Por nuk është një skenar i pamundur. Dhe kjo është ajo që paralajmërojnë shkencëtarët francezë Zhan-Mishel Klaverie dhe Shantal Abergel, bashkëthemelues të një laboratori kërkimor në Marsejë, pasi riaktivizuan me sukses 2 viruse – që të dy të parrezikshëm për njerëzit – që ata zbuluan në tokën e ngrirë të Siberisë.

Permafrost, është emri i dhënë kësaj toke nga gjeologët, për shkak të ngrirjes së përhershme. Ajo mbulon mbi një të pestën e sipërfaqes së tokës (përfshirë gjysmën e Kanadasë dhe Rusisë). Por kur bëhet fjalë për jetën mikrobike, Permafrosti është gjithashtu një Kuti e vërtetë e Pandorës.

“Ndryshe nga akulli në det, ngrica e përhershme ofron të gjitha kushtet e duhura, që jeta mikrobike të ruhet plotësisht për dhjetëra apo edhe qindra mijëra vjet”-thotë Klaverie. Me këtë ai nënkupton mungesën e dritës, dhe për këtë arsye të rrezatimit ultraviolet, mungesën e oksigjenit, që vepron si një dezinfektant i fuqishëm për mikrobet, një temperaturë shumë e ulët e qëndrueshme, dhe një nivel pehashi (pH) neutral.

Studiuesi është rikthyer së fundmi nga një mision në Jakutia, një rajon në Siberi ku ngrica e përhershme arrin një thellësi deri në 1 km. Shtresat më të thella, janë më shumë se 1 milion vjet të vjetra. Trupat njerëzish dhe kafshësh në gjendje të përsosur, nxirren vazhdimisht nga ajo tokë e ngrirë.

Këtu përfshihet gjetja e kufomave të mamuthëve apo rinoqerontëve, që kanë jetuar në të njëjtën kohë me Neandertalët. Njerëzit kanë zbuluar gjithashtu kufoma njerëzore 300-vjeçare që ende mbajnë plagët e sëmundjes së lisë, një sëmundje e tmerrshme 100 herë më vdekjeprurëse se sa COVID-19, apo edhe trupa e drerëve të ngordhur dekada më parë nga antraksi.

Ky bakter i fundit, infekton kryesisht barngrënësit, por mund të kalojë dhe tek njerëzit. Gjatë verës së vitit 2016, në një zonë rreth 2.000 km në verilindje të Moskës (në qarkun Jamalo-Nenecia), dhjetëra pjesëtarë të një fisi nomad përfunduan papritmas në spital. Njëri prej tyre, një djalë 12-vjeçar, vdiq.

Në vendngjarje u dërguan ekspertët për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur:Për shkak të ngrohjes globale, temperaturat anormalisht të larta të asaj vere, kishin shkrirë një pjesë më të madhe nga shtresa sipërfaqësore e permafrostit, duke ekspozuar ndaj ajrit kufomat e drerëve të vrarë 75 vjet më parë nga një epidemi e antraksit.

Epidemia e harruar prej kohësh ndodhi në vitin 1941. Por sporet e bacileve, të bllokuara në tokën e ngrirë, i ruajtën të gjitha cilësitë e tyre të dëmshme, dhe prisnin vetëm një nxitje të vogël nga ngrohja globale, për t’iu “rikthyer punës”.

Nën shtresën sipërfaqësore “aktive” të ngricës së përhershme, e cila shkrihet çdo verë para se të mbulohet nga një shtresë tjetër, më e fundit është vetë toka në ngrirje të përhershme, dhe ajo nuk shkrihet kurrë, të paktën në teori. Por në realitet, ndryshimi i klimës po rrit gradualisht temperaturat edhe në atë zonë.

Tani për tani, toka është ende e ngrirë me një temperaturë -7 deri -8°C. Por studimet kanë treguar se kjo zonë po ngrohet afërsisht me 0.1 °C çdo vit, çka do të thotë se do të duhen vetëm 70- 80 vjet për ta sjellë këtë territor mbi pikën e ngrirjes.

Kjo do të lejojë rrjedhjen e ujit të lëngshëm. Dhe ku ka ujë, ka jetë, përfshirë atë mikrobike. Sëmundjet që nuk qarkullojnë më (si lija e dhenve, e zhdukura zyrtarisht që nga viti 1980) mund të rishfaqen dhe madje të bëhen sërish endemike. “Por nuk është ky ndoshta skenari më i keq”– paralajmëron Klaveri.

Studiuesi shpjegon se kundër sëmundjeve të tilla si lija apo antraksi, me të cilat jemi njohur, ne kemi një masë mbrojtjeje në formën e vaksinave dhe antibiotikëve. Por çfarë ndodh nëse shkrirja e përhershme e permafrostit lëshon baktere ose viruse të panjohura?

“Mund të ketë patogjenë me të cilët sistemit imunitar të Homo Sapiens, njeriut, nuk i është dashur kurrë të bashkëevoluojë”– thekson Klaveri. Në vitin 2003, Klaveri dhe Shantal Abergel – bashkë me kolegun e tyre nga Marseja Didie Rao – zbuluan atë që u bë e njohur si një “virus gjigant”.

Ai u quajt kështu, pasi ndryshe nga viruset klasike, ato janë aq të mëdha sa mund të shihen me një mikroskop optik. Mimivirus, siç e quajtën ata, ishte virusi i parë gjigant i njohur. Më vonë, ata zbuluan 2 viruse të tjerë gjigantë në thellësitë e tokës së ngrirë siberiane:Pithovirus sibericum dhe Mollivirus sibericum, që të dy aktivë rreth 30.000 vjet më parë, kur Neandertalët banonin ende në këtë rajon më klimë shumë të ashpër.

Në vitin 2014 ata arritën të sekuenconin gjenomën e tyre, dhe ti shumonin në laborator.

Fatmirësisht, këto viruse infektojnë vetëm amebat, që do të thotë se janë të padëmshme për qelizat e kafshëve ose të njeriut. Kjo është edhe arsyeja pse Klaveri dhe Abergel, morën lejen për t’i kryer eksperimentet.

Por jo çdo virus apo bakter që gjendet permafrost, mund të jenë kaq të padëmshëm. “Nëse më pyet nëse viruset e tjerë, potencialisht patogjene mund të riaktivizohen, përgjigjja është se nuk e dimë. Dhe kjo pasi nuk na lejohet të eksperimentojmë. Konsiderohet shumë e rrezikshme”– thotë Klaveri. Rreziku është veçanërisht i madh në Siberi, ku minierat dhe shfrytëzimi i hidrokarbureve, mund të lehtësojnë çlirimin e këtyre patogjenëve të panjohur. Ndryshimi i klimës dhe rritja e temperaturave, është rreziku tjetër madhor.

Burimi i lajmit: https://worldcrunch.com/tech-science/pathogens-in-the-permafrost-a-new-climate-change-health-risk

Përshtatur nga Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...