Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Virgjëria e morali shqiptar

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Virgjëria e morali shqiptar

Në ditët e sotme, koncepti i virgjërisë ka ndryshuar. Dikur ia faturonin fajin mentalitetit, e ndërsa sot, nën zë, meshkujt emigrantë janë në kërkim të femrave të virgjëra. Ende janë të forta lidhjet familjare e shkesisë, si për të marrë një vajzë të paprekur.

Dikur ishte një çështje tabu. Por sa e rëndësishme është sot virgjëria tek meshkujt shqiptar? Pse ‘qepen’ vajzat? Shpesh jemi ballafaquar me rastet kur vajzat e grupmoshave të ndryshme u drejtohen klinikave për të qepur, ose rindërtuar himenin e virgjërisë.

Kjo dëshmon se ka ende çifte që e barazojnë jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre në faktin nëse femra është e virgjër. Për fat të keq, vajzat gjejnë të vetmin vend mbrojtës; mjekun, duke shmangur në këtë formë refuzimin nga ana e mashkullit të tyre.

Mungesa e himenit (cipës së virgjërisë), mund t’i kushtojë të ardhmen një vajze. Ka nga ato që dinë si ti japin drejtim të ardhmes së tyre, duke besuar se nuk janë nën mëshirën e askujt, dhe se kanë pushtetin e të qenit femër.

Por nuk mungojnë edhe rastet kur femrat bien në grackën e meshkujve të pushtetshëm, që ligjin e bëjnë ata. Kjo është një pasqyrë e përgjithshme e kulturës shqiptare. Por sa për qind në të vërtetë janë këto raste? Dhe sa të interesuar janë në të vërtetë, në shoqërinë e sotme që një mashkull të ketë në krah një femër të paprekur?

Ne po flasim për moralin e ‘qepur’ të shoqërisë shqiptare! Është e trishtë që në shekullin e 21-të ende shkruajmë për virgjërinë. Ka ende vajza të zonave rurale, që detyrohen të “rivirgjërohen”, por ka edhe nga ato femra që i janë dedikuar profesionit e karrierës. Dhe nuk kanë patur fokus marrëdhënien. Kjo u trajtua me shumë bujë në emisionin  “Për’puthen”, duke na kthyer pas në kohë, e rikujtuar moralin e shkelur e nëpërkëmbur.

Të jesh pjesë e televizionit dhe të prodhosh lajme të bujshme, do përkushtim. Por kjo temë tabu, për hir të së vërtetës nuk përkon me realitetin shqiptar. Nuk mund të mohojmë faktin se nuk ekzistojnë këto raste, por jo aq sa për të krijuar kaq zhurmë. Dje në emisionin e kaq shumë debatuar, e përkufizuar ; shumë të klikuar, pati një hyrje të re. Një vajzë fine, me një elegancë e cila të mbante mbërthyer para ekranit, foli mjaft çlirët për një pjesë të jetës së saj. Sindi, violinistja e talentuar e cila la gojë hapur një pjesë të meshkujve, e ca të tjerë me një qeshje cinike e shikonin si një mrekulli të natyrës, rrëfeu vitet jashtë Shqipërisë.

Një bursë e fituar prej saj, i dha mundësinë për të studiuar jashtë. Si shumë të rinj dhe të reja ku u duhet të sakrifikojnë për pasionin e tyre, dhe ajo dha një pjesë të jetës duke studiuar, për tu plotësuar e përmbushur.

Sindi e cila tha pa komplekse se nuk kishte patur asnjë marrëdhënie, krijoi jo pak zhurmë në emsionin. Ana dhe Sindi, zëvendësojnë dy ish-pjesëmarrëset, Fjorelën e cila u largua me dëshirë, dhe Shqipen e cila u penalizua nga produksioni për shkak të gjuhës së dhunës dhe homofobisë së përdorur gjatë programit. Në videon e shpërndarë në Youtube, është shkruajtur tekstualisht: Një vajzë e virgjër, vjen në Për’puthen”.

Siç duket, jetojmë në një shoqëri në të cilën virgjëria përbën ende lajm. Dhe kjo përkthehet në klikime pa fund, biseda e polemika. Në një vend patriarkal si Shqipëria, fuqizimi i një produkti shoqëror si virgjëria, mund të shkaktojë edhe më shumë pabarazi gjinore.

Ngritja në piedestal e konceptit të virgjërisë, në thelb e zhvlerësojnë femrën, duke kriminalizuar seksualitetin dhe qenien e saj. Mesa duket, kemi ende punë për t’u marrë me shoqërinë, dhe me median e cila servir këto tema për popullaritet. Për fat të keq, jemi ende në epokën ku emancipimi njihet më shumë si koncept i komunizmit që nxori gruan në punë, dhe jo si pavarësim, pjekuri, e vullnet i lirë.

TIRANA TODAY

Tags: morali shqiptarPër’PuthenVirgjëria

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit
Aktualitet

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
Next Post
Përcaktohet data dhe ora e “vëllazërores” Shqipëri-Kosovë

Përcaktohet data dhe ora e “vëllazërores” Shqipëri-Kosovë

Pavarësisht se kush fiton, SHBA-ja do të mbetet një vend i përçarë

Pavarësisht se kush fiton, SHBA-ja do të mbetet një vend i përçarë

Video/ Balena ”gëlltit” dy gra në SHBA

Video/ Balena ''gëlltit'' dy gra në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

by mirseda
12:12 | 11/03/2026
0

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në...

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com