Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dyndje te Panairi i librit/Bejtja: Shqipëria do ishte më e mirë nëse do lexonin

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Dyndje te Panairi i librit/Bejtja: Shqipëria do ishte më e mirë nëse do lexonin

Nga Anxhela Ferra

Prej datës 13 nëntor për pesë ditë me radhë, është duke u mbajtur edicioni i 22-të i Panairit të Librit. Janë rreth 100 pavijone ekspozuese nga të gjithë trevat shqipfolëse që janë bërë pjesë e edicionit. Edhe pse në organizim nuk ka shumë ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit ka një sërë emrash të rinj. Të cilët janë prezantuar me botimet e tyre të para. Një ditë para mbylljes së edicionit, Tirana Today pyeti disa nga personazhet publike dhe të rinjt se si e shohin këtë edicion. Dhe se cilët libra kanë zgjedhur ata të blejnë.

“Panairi ka shumë trafik, por nuk shoh blerje te njerëzit kur dalin. Shoh thjesht vizitorë që vijnë me një pasion të madh. Por, ky pasioni mbaron aty te dera. Për mendimin tim, kjo gjë ndodh sepse nuk ka arritur kultura në atë nivel akoma. Unë personalisht kam blerë gjithë këto vite për djalin tim, tani kam filluar të blejë literaturë të huaj.

Ndaj sot edhe unë kam ardhur si vizitore. Nuk kam blerë as unë te Panairi. Plus edhe nuk i kam prezantuar librat e mi këtë vit, se kam pasur disa projekte jashtë vendit. Për mua ka qenë një humbje kohe Panairi, sepse nuk kishte të paktën një interes. Që të vinin e të pyesnin se për çfarë fliste libri. Edhe pse është art”, u shpreh pedagogia Riselda Sejdija.

“Panairi është shumë i bukur. Të shohim se çfarë librash do të blejmë, çfarë të ketë”, foli për Tirana Today  ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ndërsa, botuesja Arlinda Dudaj thotë se pjesëmarrja në Panair është e kënaqshme. Një pjesëmarrje e cila është vënë re në pesë vitet e fundit, ku ka pasur interesim.

“Është e kënaqshme, padyshim që është një situatë pozitive dhe optimiste. Shpresoj që kjo zhurmë të vëzhdojë edhe pasi të mbyllet Panairi. Por, natyrisht që është një festë e madhe e librit. Botimet janë nga të gjitha llojet. Është ajo kategori ku figura të njohura shkruajnë dhe shfrytëzojnë njohjen. Kemi dhe rastin si botimi i Andi Bejtjas, i cili ka mbledhur poezitë e tij më të mira. Dhe kjo është një vepër shumë e mirë. Pra, ka botime shumë komerciale, por ka edhe shkrimtarë të mëdhenj.”

Gazetari Andi Bejtja vjen këtë Panair me librin e tij me poezi. Ku sipas botueses Dudaj, është një nga librat më të shitur. Bejtja thotë për Tirana Today se edhe pse numri i njerëzve që vizitojnë Panairin është i kënaqshëm, ai shpreson që njerëzit të shtojnë edhe dëshirën për të lexuar vërtetë.

“Tani sa janë librat që lexohen, këtë nuk e kam të qartë. Se po shoh njerëzit me çanta dhe nëse vërtetë do t’i lexonin, atëherë Shqipëria do të ishte më e mirë. Mendoj se i blejnë librat dhe për publicitetin, sidomos të figurave që dalin në televizor. Ata që janë më popullorë dhe dalin përditë. Por, pavarësisht sikur 1/10 që marrin, të lexojnë janë në rregull. Unë e respektoj këdo që shkruan. Ka dhe botime të mira, siç ka edhe shkrime jo të mira. Unë nuk kam blerë akoma e kam lënë për të nesër.”

“Shumë tituj komercialë, një panair nuk mjafton”, çfarë zgjodhi Linda Rama

Ndërkohë, edhe pse numri i të rinjve të cilët vizitojnë ambientet e Pallatit të Kongreseve është i lartë, përsëri ka nga ata që nuk e marrin seriozisht Panairin.

“Akoma nuk e di ça do blejë, apo nëse do të blej. Unë kam ardhur për të parë. Nuk kam ndonjë autor të preferuar, nuk i lexoj shumë librat. Madje akoma nuk kam lexuar ndonjë libër jashtëshkollor.”

“Për mendimin tim nuk duhet të blihen libra, sepse ai që e bën është i marrë. Unë nuk kam hyrë fare brenda. Kemi ardhur të ngacmojmë gocat.”

Të pakët janë ata të rinj të cilët, përkundër “detyrimit” për të vizituar Panairin, zgjedhin të blejnë libra. Dhe janë vërtetë të interesuar për botimet. Edhe pse kryesisht vazhdohen të jenë të preferuar autorët e huaj. E më pak shkrimtarët vendas, ndonëse emrat e famshëm të këtyre të fundit, vazhdojnë të lakmohen.

“Me dëshirë do të shoh nëse ka libra në gjermanisht, apo autorë të huaj. Kurse shqiptarë do të zgjidhja vetëm ndonjë të Kadares. Nëse do të gjej ndonjë gjë të mirë, atëherë mund ta blej. Nëse jo, do të jetë thjesht leximi i përkohshëm në moment.”

“Mendoj të blej ndonjë libër të Ismail Kadares. Dhe në Maqedoni kemi Panair të Librit, por jo kaq të madh sa ky në Shqipëri. Kam ardhur posaçërisht nga andej për Panairin. Ende nuk e kam vendosur sa do të blejë, por mendoj të harxhoj deri në 100 euro.”/ TIRANA TODAY

Tags: lexoninnjerezit e famshemPanairi i Libritshqiperia

TË LIDHURA

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar
Aktualitet

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Aktualitet

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

"Për herë të parë votimi ishte elekronik"/ Peza: Ditë e rëndësishme në Shqipëri

Surpriza nga Shqipëria në sfidën ndaj Francës? Hysaj mesazh tifozëve kuqezi

Surpriza nga Shqipëria në sfidën ndaj Francës? Hysaj mesazh tifozëve kuqezi

Aksident i rëndë në Lushnjë me disa të plagosur, mes tyre dhe tre fëmijë

Sherr në familje/58-vjeçari rreh mbesën, djali qëllon me armë makinën e xhaxhait

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com