Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Vini re! Rikthehet vëmendja ndaj kuponit tatimor

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Vini re! Rikthehet vëmendja ndaj kuponit tatimor

Marrja e kuponit tatimor, në vendet ku blejmë apo marrim shërbime, akoma nuk është bërë pjesë e rutinës së shqiptarëve. Më shumë se gjysma e konsumatorëve nuk marrin faturë kur blejnë cigare, veshje, produkte kozmetike dhe më pak te ushqimet. Përqindja e atyre që nuk marrin faturë është shumë më e lartë se në dy vende të tjera të rajonit, Maqedoni dhe Kosovë.

Një sondazh i organizuar në vitin 2016, në kuadrin e studimit “Parajsa e Fshehur – Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, realizuar nga IDM Albania për Shqipërinë, CPRM në Maqedoni dhe 4D në Kosovë gjeti se ka diferenca të mëdha mes tre shteteve kur vjen puna te dhënia e kuponit tatimor për blerjen e produkteve bazë. Në veçanti, moslëshimi i kuponit tatimor mbizotëron në Shqipëri, disi më pak në Kosovë dhe është më i ulët në Maqedoni. Në mënyrë të dukshme, produktet e kozmetikës/higjenës, alkool/cigare dhe  veshje/këpucë janë më të mundshme që të shiten pa u taksuar, ndërsa ushqimet janë më të mundshmet të taksohen, veçanërisht në Maqedoni dhe Kosovë.

Për Shqipërinë, të dhënat e sondazhit, me një kampion populate prej 1000 individë, treguan se 52% e të anketuarve, kurrë ose rrallë kanë marrë një kupon për blerjet e cigareve. E njëjtat përqindje është edhe për veshjet, ndërsa 50.7% deklaruan se nuk marrin kupon për blerjet e produkteve kozmetike. Shumë më e ulët është përqindja e atyre që nuk marrin kupon për blerjet e ushqimeve, 22.9% dhe lidhet kryesisht me zgjerimin e supermarketeve të mëdha, që lëshojnë rregullisht faturë.

Këto përqindje janë shumë më të larta se në Maqedoni, madje dhe në Kosovë. Në Maqedoni vetëm 12.5% e të anketuarve kanë pohuar se ata nuk marrin faturë për produktet kozmetike. Në Kosovë, kjo shifër është 33.5%.

Për ushqimet, përqindja e atyre që nuk marrin faturë në Maqedoni është 10.4% dhe interesante është që në këtë segment, vetëm 5.6% e të anketuarve nga Kosova kanë deklaruar se nuk marrin faturë kur blejnë ushqime.

Raporti thekson se “Situata në Shqipëri gjithsesi duket më e rëndë dhe më e përkeqësuar se në dy shtetet e tjera, me më shumë se 50% të të anketuarve që thonë se ata kanë marrë rrallë ose nuk kanë marrë kupon tatimor për a) produktet e kozmetikës/higjienës, b) alkool/cigare, c) veshje/këpucë”.

Gjithsesi, kur bëhet fjalë për dhënien e kuponit tatimor për shërbimet e marra, situata është e rëndë në të tre shtetet. Figura 9 tregon përqindjen mesatare të të anketurave që thonë se ata nuk kanë marrë faturë tatimore për (disa nga) 13 shërbimet e përmendura në pyetësor. Përqindja e atyre që marrin më rrallë faturë është më e lartë në Kosovë (74%), e dyta është Shqipëria (65%) dhe e treta Maqedonia (54%).

Së fundmi, kur bëhet fjalë për të blerë mallra më të mëdha (si makina, mobilie, pajisje teknike etj.), frekuenca e lëshimit të kuponave/faturave është më e ulëta në Kosovë, me 57.1% të të anketuarve disi më mirë në Shqipëri, me 43% të të anketuarve dhe më e mirë në Maqedoni, me vetëm 11.8% të të anketuarve (Figura 10).

Raporti thekson se pavarësisht diferencave në dhënien e faturave tatimore dhe pagimit të taksave për mallrat dhe shërbimet, perceptimi për sa i përket dobishmërisë së taksave nuk ndryshon në të njëjtën madhësi. Në mënyrë specifike, pjesa më e madhe e të anketuarve (veçanërisht në Shqipëri) bien dakord me deklaratën “Mospagimi i taksave e ndikon negativisht ekonominë vendase”, duke treguar se kuptohet rëndësia e taksave (Figura 11). Gjithsesi, në një mënyrë disi kontradiktore (Figura 12), 16% e të anketuarve nga Shqipëria dhe Maqedonia gjithashtu pohojnë se “Mospagimi i taksave duhet të tolerohet” (e zgjedhur më shpesh nga të anketuarit me të ardhura më të ulëta), duke treguar se megjithëse konsiderohet e rëndësishme për ekonominë lokale, morali i taksave është ende i ulët në të tre shtetet.

Një nga konkluzionet e raportit “Parajsa e Fshehur – Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, është se “barra e taksave, një nga shumë faktorët që kontribuon të evazionin fiskal, është në plan të parë aty ku politikat publike duhet, dhe shumë shpesh janë, shenjestruar në mënyrë që të ndryshojnë një sistem që nxit angazhimin në evazionin fiskal dhe mashtrimin. Barra e taksave lidhet jo vetëm me shumën e paguar por gjithashtu në lehtësimin e vështirësive për pagimin e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore”./Monitor

Tags: ekonomikosovekupon tatimormaqedonishqiperi

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Ja lista e kandidatëve që përmbushin kriteret për KLGJ-në

Ja lista e kandidatëve që përmbushin kriteret për KLGJ-në

Mbyllja e çadrës ?! Duma: Pritet të shohim

Mbyllja e çadrës ?! Duma: Pritet të shohim

Ja si i godet socialistët burri i Voltana Ademit

Ja si i godet socialistët burri i Voltana Ademit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com