Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është parë gjatë paradites së sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatë, me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pasi u njoh me akuzat, Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares, ndoshta është i dyti me këtë akuzë.