Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti së fundmi i ka dërguar një letër Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Në letër, Kurti shkruan se Presidenti Hashim Thaçi i mbështetur nga disa parti, po tenton realizimin e një skenari antikushtetues.
“Me ndërmarrjen e iniciativës së tij për ta formuar Qeverinë, duke keqinterpretuar kërkesat e fituesit të zgjedhjeve për sqarime mbi bazën kushtetuese rreth veprimeve e tij dhe duke shpikur një afat që nuk parashikohet askund në Kushtetutë, presidenti ka vepruar qartë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit, të cilën e ka publikuar “Koha”.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës i ka dërguar letër edhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.