Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vidhnin banesat me dhunë në Kavajë, pranga dy të rinjve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Policia ka arrestuar ditën e sotme dy të rinj nga Kavaja, pasi kryenin grabitje me dhunë.

Në pranga kanë përfunduar një 28-vjeçar edhe një 41-vjeçar. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të 12 rasteve të tjera të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor “Rrakulli”.

Operacioni, për kapjen e autorëve të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë.

Kapen dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Zbardhen 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë.

Vihet në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve.

Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje.

Policia e Kavajës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrakulli”, në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:

L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta në kokë shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht: Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.; më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private; më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D., banues në Rrogozhinë dhe më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë; më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë; më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.; më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.; më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Tags: arrestonkavajëpoliciavjedhje

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
U përjashtua nga skuadra, ish-lojtari i Barcelonës padit klubin në FIFA

U përjashtua nga skuadra, ish-lojtari i Barcelonës padit klubin në FIFA

Shqiponja fluturon krenare në qiellin e Evropës

Shqiponja fluturon krenare në qiellin e Evropës

Nga e hëna ju duhet leje për të dalë në pazar, çfarë duhet të dini për të

Nga e hëna ju duhet leje për të dalë në pazar, çfarë duhet të dini për të







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com