Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vidhnin banesa e lokale, kapen në Francë e Shqipëri 8 anëtarët e grupit kriminal

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vidhnin banesa e lokale, kapen në Francë e Shqipëri 8 anëtarët e grupit kriminal

Finalizohet me sukses operacion i koduar “AKUILA 2019”, zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Franceze dhe organeve të drejtësisë franceze, i koordinuar nga Europol. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri, ku u arrestuan 8 persona, nga këta 5 në Francë dhe 3 në Shqipëri.

Goditet dhe shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Nëpërmjet ndërmjetësimit të oficerit ndërlidhës shqiptar të atashuar pranë zyrave qendrore të luftës kundër krimit shëtitës në Paris, u kryen shkëmbime informacionesh midis grupeve hetimore në Francë dhe zyrës së Task – Forcës “Anti – Skifter”, përgjegjës për të luftuar fenomenin e kriminalitetit shëtitës shqiptar në Shqipëri, për një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe lokaleve.

Falë Europol-it dhe në kuadër të projektit “Specter”, të financuar nga Bashkimi Europian, oficerët e Policisë Gjyqësore shqiptare morën pjesë në një takim të përbashkët me oficerët francezë në ambientet e zyrës qendrore te luftës kundër krimit shëtitës në Paris, ku u prezantuan detaje në lidhje me hetimet e kryera dhe ecurinë e mëtejshme të hetimeve.

Gjatë operacionit të zhvilluar u arrestuan 7 persona, nga këta 4 në Francë. Janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku morën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë. 3 persona të tjerë u arrestuan në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Task – Forca “Anti – Skifter”. Personi i tetë është arrestuar dy ditë më vonë në Francë.

Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.
Pas marrjes nën hetim dhe arrestimit të tyre, të tre personat e ndaluar në Shqipëri, me vendim të Gjykatës së krimeve të Rënda të Tiranës u lanë me masë sigurie “burg pa afat”.

Si rezultat i marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.

Ky operacion i kryer njëkohësisht në Francë dhe Shqipëri, në fushën e vjedhjeve të banesave të kryera në seri, erdhi si rezultat i një bashkëpunimi dhe hetimi të mirëorganizuar mes forcave policore dhe agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si edhe falë krijimit të Task – Forcës “Anti – Skifter”.

Ky operacion nuk është i pari, pasi janë zhvilluar edhe dy operacione të tjera me organet ligjzbatuese të Francës dhe Task-Forcës “Anti-Skifter”.

Tags: antarëtFranceGrupikapenshqiperi

TË LIDHURA

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje
Aktualitet

Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje

19:30 | 06/01/2026
Durrësi i paralizuar: Evakuohen 60 banorë, përmbyten rreth 100 shtëpi dhe Veliera
Aktualitet

Durrësi i paralizuar: Evakuohen 60 banorë, përmbyten rreth 100 shtëpi dhe Veliera

19:27 | 06/01/2026
Next Post
Spaho: Protestuesit e burgosur do dëmshpërblehen

Spaho: Protestuesit e burgosur do dëmshpërblehen

E rrallë/ Tifozi i Partizanit tregon se për ekipin e zemrës sakrifikohet: Nga burgu…

E rrallë/ Tifozi i Partizanit tregon se për ekipin e zemrës sakrifikohet: Nga burgu...

Kujtesë opozitës: vetëm me protesta as qeveria nuk do ndryshojë, as Rama nuk do ikë

Kujtesë opozitës: vetëm me protesta as qeveria nuk do ndryshojë, as Rama nuk do ikë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

by mirseda
20:01 | 06/01/2026
0

Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati duke përmbytur lagjen “Varrosh” në Gjirokastër. Rrugët janë kthyer në...

Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje

Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje

19:30 | 06/01/2026
Durrësi i paralizuar: Evakuohen 60 banorë, përmbyten rreth 100 shtëpi dhe Veliera

Durrësi i paralizuar: Evakuohen 60 banorë, përmbyten rreth 100 shtëpi dhe Veliera

19:27 | 06/01/2026
Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë

Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë

18:14 | 06/01/2026
Loredana prek zemrat e ndjekësve me postimin e saj të fundit, momente të ëmbëla me…

Loredana prek zemrat e ndjekësve me postimin e saj të fundit, momente të ëmbëla me…

18:11 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com