Brooke Markland ka vjedhur gjithë vëmendjen e internetit pasi realizoi këtë super gol. Ajo po stërvitej në kopshtin e shtëpisë së saj teksa shënoi golin fantastik.
Entuziastja gjashtëvjeçare e futbollit, kishte vendosur një shportë mbeturinash në mënyrë horizontale, ku provonte ta fuste topin.
Ajo hapi duart me gëzim dhe nis të kërcente nëpër oborr, në momentin që topi goditi cakun.