Nga Psara, ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, ka bërë një deklaratë të fortë ku është shprehur se shteti i tij do të zgjerojë zonën detare, nëpërmjet shfrytëzimit të EEZ.
Ai tha më tej se këto zona të do shfrytëzohen për nxjerrjen e gaz natyror dhe naftës.
Siç tha ai, “ne jemi në një moment te rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”.
Me tej, duke dashur të shmangë keqkuptimet theksoi se nuk bëhet fjale për një zgjerim ne kuptimin fillestar të fjalës.
Ai tha: “Na do të mbrojë ujërat territoriale të Greqisë dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive Greke”.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia janë në vijon të negociatave në lidhje më kufirin detar. Edhe më parë është bërë e ditur nga ana e autoriteteve greke, se ujërat detarë të tyre do të zgjerohen me 12 milje.
Ndërsa në Shqipëri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, ende nuk kanë dhënë asnjë detaj për negociatat që po bëhen me Greqinë, ku Shqipëria pritet ti falë kilometra të tëra shtetit fqinj.
Si zakonisht lajmet e këqija për Shqipërinë dhe të mira për Greqinë, vijnë nga vendi fqinj.
E sigurisht që zgjerimin do ta bëjnë drejt Shqipërisë, ku Rama prej muajsh ka hyrë në negociata me Greqinë, negociata të cilat janë mbajtur sekrete në shumicën e rasteve.