Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Integrimi/Austria: Ballkani është copë-copë. BE e ka lënë pas dore

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Integrimi/Austria: Ballkani është copë-copë. BE e ka lënë pas dore

Në fillim të korrikut Austria do të marrë presidencën e BE. Në qendër të politikës së BE do të jetë deri në fund të vitit afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE. Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl duke folur në një intervistë për “Deutsche Welle” mbi integrimin e këtij rajoni në BE theksoi se vetë Ballkani Perëndimor është në një gjendje emergjente ndërsa akuzoi vetë Brukselin se e ka lënë pas dore.Zonja ministre, cilat janë objektivat që keni për Presidencën e radhës të Këshillit të BE?

Në pikëpamje të politikës së jashtme bëhet fjalë para së gjithash për afrimin e shteteve të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian. Ky rajon është i rëndësishëm për ne, atë e kanë lënë keq pas dore në njëzet vjetët e fundit. Unë vetë e shmang përdorimin e termit “Ballkan Perëndimor”, ai është një term teknik i çuditshëm dhe për mua qytete si Sarajeva dhe Beogradi janë gjithashtu qytete evropiane.

Ju flisni për “afrim”. Pas takimit të nivelit të lartë në Sofje është përhapur një zhgënjim relativisht i thellë në gjashtë shtetet, të cilët ndodhen me statuse të ndryshme kandidatësh ose jo kandidatësh. Çfarë do të ofroni konkretisht? Çfarë do të përpiqeni të arrini?

Ne këtu mund të shfrytëzojmë vetëm dinamikën. Shtetet vetë duhet të vënë në jetë një sërë reformash. Në rastin e Bosnjë-Hercegovinës bëhet fjalë para së gjithash për reformën e ligjit zgjedhor përpara zgjedhjeve të 7 tetorit, dhe ne nuk mund të ofrojmë këtu diçka, ne vetëm mund t’i kujtojmë shtetet që duhet t’i vazhdojnë reformat e tyre. Ne do të angazhohemi para së gjithash te kolegët tanë në ato kryeqytete, të cilët gjeografikisht dhe historikisht janë pak më larg, që ata ta kuptojnë se ky rajon është i rëndësishëm.

Kjo do të thotë se ju jeni për një vazhdim të procesit të pranimit ose të integrimit të gjashtë vendeve?

Ne mbështesim që ata, të cilët kanë sot pozicione vendimmarrëse, të zbatojnë reforma, në mënyrë që të kemi afrim me Bashkimin Evropian. Këtu kemi të bëjmë me shtete shumë të ndryshme me parakushte shumë të ndryshme për sa i përket numrit të popullsisë dhe nga pikëpamja administrative. Nuk mund t’i hidhni në një kusi të gjitha këto shtete, po ata do të vazhdojnë në një proces pozitiv gare me njëri-tjetrin procesin e tyre të reformave.

Ditët e fundit, në prag të presidencës së radhës së BE në Austri ka pasur një debat të nxehtë për temën e migrimit dhe për kontrolle të mundshme kufitare. Çfarë duhet të kuptojmë me këtë?

Liria bazë në Bashkimin Evropian, tek e cila mbështetemi – pra në integrim deri brenda në Bashkimin Evropian – duhet mbajtur natyrisht në një balancë të mençur. Por në këtë debat nuk duhet të ketë as tabu në mendime.

Kur flasim për tabutë në të menduar – ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn tha se ne nuk duam një Vishegrad plus Austri. Si i përgjigjeni atij?

Këtë paralajmërim ose kritikë unë e kam të vështirë ta kuptoj (sepse të katër shtetet që formojnë Vishegradin – ne brenda BE kemi formate shumë të ndryshme nga Austerlici te Vishegradi dhe disa të tjera). Këtu ne nuk duhet të lëmë një gjë jashtë vëmendjes: vërtet që historikisht dhe gjeografikisht ne jemi afër, por dallimi që shoh midis katër shteteve të Vishegradit dhe Austrisë është: të katër shtetet janë shtete të NATO-s dhe ne nuk jemi shtet i NATO-s, dhe kjo me siguri na dallon në mënyrë rrënjësore në shumë vendime të politikës së jashtme.

Megjithatë shpresohet se Austria do të ushtrojë njëfarë ndikimi te këto vende. Zoti Asselborn ka thënë në lidhje me Poloninë: atje ne nuk kemi një sistem funksionues juridik. Dhe në lidhje me Hungarinë ai tha: atje ne nuk kemi liri shtypi. Çfarë ndikimi mund të ushtrojë Austria atje edhe në kuadër të Presidencës së Këshillit Evropian?

Në rastin e Polonisë është në vazhdim një procedurë, procedura e nenit 7 (verifikim nëse shkelen vlerat bazë të BE nga një shtet i BE) dhe ne nuk do të bëjmë gabimin që të ndërhyjmë në një procedurë në vazhdim e sipër. Si ministra ne bëjmë edhe biseda pas perdeve, por nuk ndërhyjmë në procedura në vazhdim e sipër.

Cila është Evropa që përfytyroni? Ne duhet të zhvillojmë skenarë për të dalë nga kriza.

Pikërisht këto skenarë i zhvilloi një vit e gjysmë më parë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe ata u prezantuan në Parlamentin Evropian. Qeveria federale austriake paraqiti në dhjetor një program qeveritar, në të cilin bëhet fjalë fare qartë për skenarin IV. Kjo do të thotë se është vendimtare që në kuptimin e subsidiaritetit të kujdesemi që Bashkimi Evropian të fokusohet në temat kryesore, të mëdha, për të cilat na nevojiten zgjidhje të përbashkëta, për shembull mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE, politika e përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë ose ndryshimi i klimës. Atje, ku shtetet nacionale ose rajonet kanë mundësi të gjejnë zgjidhje më të mira, sepse ato janë më pranë BE, neve na nevojitet më pak BE./Deutsche Ëelle

Shënim: Karin Kneissl është politikane austriake pa parti. Që prej 18 dhjetorit 2017 ajo është ministre Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë.

Tags: AustriaBallkanicopë-copë. BEdorëintegrimiLënë

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Politikë

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Next Post
“Prioriteti është KED-ja, Adriatik Llalla në Prokurori”

Llallës i has “sharra në gozhdë”, nuk i pranojnë kërkesën

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Sholtes: Rropatja prej dy vitesh

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Sholtes: Rropatja prej dy vitesh

Ish-shefi i NATO-s: Rusia po përgatit goditjen e madhe ndaj Amerikës

Ish-shefi i NATO-s: Rusia po përgatit goditjen e madhe ndaj Amerikës







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com