Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kanë bërë histori me takimin e tyre të parë të mbajtur në Singapor. Por përtej shtangimit të duarve dhe buzëqeshjes së shfaqur nga ana e ty ‘armiqve’ të përbetuar shumë detaje nga ky takim nuk janë publikuar për media.
Por nga ana tjetër një nga momente që është fiksuar ka qenë kur Donald Trump i ka treguar makinën e tij liderit të Koresë së Veriut. Vëmendja e mediave ka qenë padyshim e përqendruar nga ky gjest i Trump, i cili shpesh ka lëshuar deklarata të forta kundrejt Kim Jong Un. Ndërsa në këtë moment ai ka dashur t’i tregojë diktatorit forcën dhe pasurinë që ka SHBA. Në një farë mënyre ai i ka treguar Kim Jong Un të vetmen pasuri që ai kishte marrë me vete në takim.