Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Video/Të shtëna me armë në Lezhë, PD: Ja telefonata që nxori nga burgu gangsterët

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën e ndodhur ditë e fundit në tre qytete të vendit, në Shkodër, Elbasan dhe Lezhë. Pas vendimit të marrë nga gjykata për lirimin e 4 të “fortëve”, të Shkodrës, të cilët u kapën në një super aksion, sipas deputetit janë liruar edhe banditët në Lezhë.

“Policia e tradhtuar, liron edhe banditët në Lezhë me urdhër politik nga ata që refuzojnë vettingun e politikës. Faza e dytë e dekriminalizimit jetike për çlirimin e qeverisë nga krimi”, kjo është vetëm një pjesë nga deklarata e Salianjit.

Deklarata e plotë

Bandat kriminale qeverisin në çdo cep të Republikës, duke sfiduar plotësisht autoritetin e shtetit.

Pas ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë.

Partia Demokatike po denoncon një rast skandaloz, që tregon se policia është e tradhtuar nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme.

Dy ditë më parë, të enjtën qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike  e disponon.

Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit.

Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët.

Pas kësaj telefonate nga të pushtetshmit që nuk e duan vettingun në politikë, armët e zjarrit janë kthyer në lodra dhe kriminelët në qytetarë të respektuar.

Kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin.

Kjo është tradhtia që u bëhet policëve që janë të rrethuar jo vetëm nga krimi, por dhe nga aleatët e tij në qeveri.

Prandaj, është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë qeverisjen nga krimi.

Partia Demokratike është e vendosur të luftojë në çdo kohë të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke i larguar ata nga politika dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë.

Tags: burguGangsterëtLezhënxoriTelefonata

TË LIDHURA

Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026
Aktualitet

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Next Post

Deputeti i PS-së në krah të kriminelëve të Shkodrës, Berisha nxjerr fotot

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Ajola Xoxa fotografohet me barkun e rrumbullakosur

“Telefonata nga ministria e Xhafajt liroi kriminelët”, vjen reagimi ndaj PD-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

by mirseda
20:22 | 06/06/2026
0

Një qytetar ka prekur turmën gjatë protestës me fjalimin e tij. Protestuesi ka treguar se po lufton...

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com