Një grup magjistarësh në Rusi, kanë kryer disa rite magjike publike, në mbështetje të presidentit të vendit Vladimir Putin. Grupi i njohur si “Perandoria e Magjistarëve më të Fortë”, iu bashkua javës së kaluar “Rrethit të Fuqisë”. Në një video të shpërndarë nga shumë media, shtriga dhe shtriganët të veshur me rroba të zeza, kënduan ritet e tyre magjike në mbështetje të Putinit dhe Rusisë.
“Mbështesni madhështinë, fuqinë e Rusisë, dhe drejtoni rrugën e Vladimir Putinit. Merr frymë, Nëna Tokë, duke e përqafuar Rusinë në të gjitha anët!”- u shpreh magjistaristja kryesore e grupi, Polina.
Ajo uroi që të shkatërrohen të gjithë ata që urrejnë Rusisë. Përkrahja publike ndaj Putinit nga njerëzit që besojnë dhe praktikojnë ritet okulte, vjen në një kohë kur ekonomia vendase është në krizë, dhe kur Rusia ka acaruar shumë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të shkuarën, magjia është përdorur nga shumë udhëheqës autoritarë, midis të cilëve edhe Adolf Hitleri.