Në shoqatë në France ka instaluar nëpër vendet publike tulate të lëvizshme, për t’u ardhur në ndihmë azilkërkueseve që enden rrugëve të Francës. Tualet janë vendosur në qendrat e metropoleve në Bordeaux dhe në Bègles, që pritet tu vijnë në ndihmë shumë banorëve…
“ Kjo është e mrekullueshme, i falënderoj shumë “, buzëqesh Vera, 24 vjeç, një azilkërkues shqiptar, e cila jeton me dy fëmijët e saj në Bègles, në zonën e Bordeaux.
Shoqata Dynam’eau po instalon me ndihmën e disa banorëve tualetet e lëvizshme kuato kanë edhe dush.
Kjo shoqatë që vepron ndërkombëtarisht gjithashtu dëshironte të zgjidhë problemin e qasjes në ujë në metropol Bordeaux me këtë projekt të quajtur “Tualetet që lëvizin”.
“Është më mirë për ne që të shkojmë në park sigurisht, por gjithashtu do të doja që ne të ndihmojmë në pastrimin e saj”, thotë Kévin, 20 vjeç, nga Shqipëria, i cili jeton në grumbullimi e mbeturinave, për katër muaj.