Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Motrat jetime kërkojnë ndihmë, deputeti i përgjigjet apelit të ‘Fundjavë Ndryshe’ në ‘Opinion’

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Motrat jetime kërkojnë ndihmë, deputeti i përgjigjet apelit të ‘Fundjavë Ndryshe’ në ‘Opinion’

Apelit të bërë publik vetëm pak ditë më parë nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, duket se po i përgjigjen shumë shqiptarë. Bëhet fjalë për historinë e 6 motrave jetime që jetojnë në fshatin Surrej, rreth 1 orë larg qytetit të Kukësit.

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu është transmetuar historia prekëse e 6 motrave, ku fati i ka braktisur duke i lënë pa nënë dhe pa babë.

I pari që ka reaguar pasi është njohur me historinë mbrëmë në emision ka qenë deputeti i PD-së Agron Shehaj, i cili është shprehur se rrogën e deputetit, për aq kohë sa do të jetë i tillë në Kuvendin e Shqipërisë, do ta dhurojë për vajzat jetime. 

 “Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, – tha Shehaj . Ai theksoi se kjo është shumë pak, pasi është i bindur se kjo nuk është zgjidhja.

Gjashtë motrat jetime sikundër theksuam si fillim kanë bërë apel dhe u kanë kërkuar ndihmë të gjithë shqiptarëve nëpërmjet Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Fati u mori babanë 6 vite me parë, dhe nënën përpara 3 muajsh. Që nga ajo ditë, këto vajza jetime humbën kujdesin dhe dashurinë prindërore, shtëpinë, të drejtën për t’u shkolluar dhe mundësinë për të jetuar një jete normale.

Besarta është 15 vjeç dhe njëkohësisht motra e madhe. Ajo është ende e traumatizuar nga humbja e te dy prindërve dhe shtëpisë.

Motrat më të vogla, Doruntina dhe Dashamirja janë 7 vjeç. Ato sapo kishin filluar klasën e pare, por u detyruan ta lënë përgjysmë 3 muaj me parë për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi.

Ajo që kërkojnë këto vajza është e thjeshtë: një vend që të mund ta quajnë “shtëpi” nga ku askush nuk mund t’i përzëre, një shkolle që ta frekuentojnë pa e ndërprerë, ushqim dhe dashuri nga çdokush që mund të dhurojë.

 “Që kur na vdiq mami ne erdhëm këtu në fshat. Ne jemi një orë larg Kukësit. Nuk kemi njeri, jemi vetëm. Na mungon shkolla. Jemi shumë keq. Kemi frikë të rrimë këtu. Gjithçka ndodhi ngaqë vdiq mami. Në Kukës ne ishim me qira dhe xhaxhi na nxori jashtë. Por mendoj se kemi shpresën dhe do të rehatohemi si gjithë të tjetër. Mendoj se do të rehatohemi me shkollën, me shtëpinë me të gjitha gjërat. Ju bëj thirrje të gjithëve që të na ndihmojmë që të gjejmë një shtëpi dhe të rehatohemi. U bëj thirrje të gjithë njerëzve. Kam shpresën se dikush do të na ndihmojë” rrëfehet njëra nga vajzat.

Të gjithë shqiptarët por jo vetëm që dëgjojnë këtë histori rrëqethëse dhe që kanë mundësinë për të ndihmuar vajzat të cilat më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, të mos ngurojnë.

“Nga vdekja e mamit nuk kishim ku të jetonim atje, kemi qenë edhe me qira. Nuk kishte kush të na mbante atje. Na përzuri qiraxhiu i shtëpisë dhe na tha që nuk mund të iu mbaj më këtu dhe erdhëm këtu tek daja. Ne kemi frikë, jemi në mal jemi vetëm këtu. Për ne ka qenë shumë e vështirë për me jetuar këtu për tre muaj. Sepse nga vdekja e mamit dhe nga mërzia që kemi kaluar na duket se u jemi bërë bezdi edhe njerëzve të tjerë, dajës. Motrat shpeshherë qajnë dhe mezi ne mundemi që t’i qetësojmë dhe u themi që do të ikim së shpejti nga këtu. Ne kemi kaluar dimrin këtu. Ka qenë shumë ftohtë. Nuk duam që të jetojmë edhe një dimër tjetër këtu. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që po na dëgjojnë që të na ndihmojmë që të ikim nga këtu”, tha mes lotësh vajza tjetër.

Kështu në faqen e saj në “Facebook”, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bën një apel për të gjithë ku shkruan: “APEL PËR NDIHMË

6 vajza, si drita, jetimë, pa nënë e pa bab!

Në Kukës në familjen Poçi. Dhimbje e madhe, midis varfërisë dhe trishtimit për humbjen së fundmi të nënës së tyre.

I kemi premtuar Besartës, Fatimes, Anjezës, Dorianës, Dashmires, Dorentinës se shumë shpejt do ti bëjmë me shtëpi të re.

Do bëjmë çmos që fëmijëve të mos i mungojë gjë, e shumë shpejt ti rikthehen shkollës. Na ndihmoni të bëjmë këto vajza me shtëpi të re!

Zoti na ndihmoftë që ta finalizojmë këtë rast! Edhe nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, shpërndani postimin!

LINKU I DHURIMIT : https://ffn.al/en/donate-2/ Të gjithë bashkë do ja dalim. “Bamirësia nuk të varfëron” #fundjavendryshe ”.

Sikundër e theksuam mbrëmë ‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndohmojnë këto gjashtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre. Rasti i tyre do të transmetohet në një emision të veçnatë të martën tjetër dhe ku të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë, mund t’i bashkohen nismës.

TIRANA TODAY

Tags: Apelitdeputetifundjave ndryshejetimëkërkojnëmotratndihmëopinionpergjigjet

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post
S’ka paqe për Tahirin/Prokurorët shqiptarë në Itali, pyesin Moisi Habilajn

Çështja 'Tahiri'/Prokurorët shqiptarë zbarkojnë në Katania, marrin në pyetje Moisi Habilajn

Lamtumirë mes lotësh për aktorin e “Ertugrul”

Lamtumirë mes lotësh për aktorin e “Ertugrul”

E gënjeu se ishte e virgjër, boksieri masakron të dashurën

E gënjeu se ishte e virgjër, boksieri masakron të dashurën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës
Showbizz

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

by mirseda
22:08 | 14/08/2025
0

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë...

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Cilësohej një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, sulmuesi i jep lamtumirën futbollit

Cilësohej një nga talentet më të mëdhenj të Argjentinës, sulmuesi i jep lamtumirën futbollit

22:01 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com