Kryeministri Rama e ka nisur këtë javë duke ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, një videoinformacion lidhur me ndërtimin e qendrave shëndetësore në Tiranë.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë videoinformacion nga qarku Tiranë të kantiereve të Programit Kombëtar “300 Qendra Shëndetësore”, ju uroj një javë të mbarë ?”, shkruan Rama në rrjetin social.
Por, shumë qytetarë kanë reaguar duke i kujtuar kryeministri se mirë që ndërton qendrat shëndetësore por mungojnë profesionistët. Ka nga ata komentuest që i shkruaj së lekët u kërkojnë para ndërsa sipas tyre stafi mjekësor nuk është i aftë as të bëjë një serum.