Dy të rinj shqiptarë u arrestuan nga policia me akuza për posedim të drogës me qëllim shitjen e saj. Një automjet që po udhëtonin dy të rinj u ndalua nga policia në rrugën XXIV Maggio në Piacenza.
Pasagjeri dhe shoferi flisnin gjithë kohës në telefon, dhe një gjë e tillë ngjalli dyshimet e policisë. Ata i bënë një kontroll të shpejtë makinës dhe gjetën kokainë brenda në makinë. Dy të rinjtë janë të moshës 25 dhe 26 vjeç. Ndërsa në makinë dy të rinjtë kishin edhe një mace.