Update/ Kuvendi ka votuar sërish me tensionit projekt ligjet e rendit të ditës. Edhe pse Basha ka vijuar që të flasë dhe opozita kishte bllokuar foltoren, Ruçi ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës me shpejtësi.
Sot seanca u ndërpre tre here, pasi Basha ka kërkonte fjalën dhe kur mbaronte koha nuk largohej nga foltorja, por kërkonte kohë shtesë.
Rama ka qenë i pranishëm në Kuvend, por nuk ka preferuar të flasë, vetëm ka parë se çfarë ka ndodhur gjatë punimeve.
Basha ka hedhur akuza të forta kundër qeverisë, ndërsa kreu i Grupit të PS, Balla i ka ftuar që të votojnë projekt rezolutën për diasporën.
Pas kërkesës së Ballës, Ruçi ka mbyllur diskutimet dhe ka hedhur ne votim pikat e rendit të ditës të cilat kanë marrë miratimin vetëm me votat e maxhorancës.
Ndërsa më tej Lulzim Basha ka shtuar akuzat sot në adresë të kryeprokurores Arta Marku, duke e quajtur atë Speedy Gonzales, si personazhi në filmat e animuar.
“Agron Xhafajt e nxirren nga vendi pa guxuar ta marrë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerrë para shqiptarëve dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët, prokuroria pranoi monstrat e zërit të regjistruar privatisht në mes të natës, edhe pse për ekspertizë duhet që regjistrimi të bëhet në të njëjtat kushte e me të njëjtat pajisje. Speedy Gonzales, Arta Marku u vu në lëvizje, se skenari i Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen jashtë Shqipërisë te Agron Xhafajt. Prokuroria Rama Xhafaj Marku i transferoi materialet te Krimet e Rënda, vetëm pasi u sigurua që Agron Geron Xhafaj i përcoll me nderime policore dhe iku jashtë vendit. Vetëm atëherë u vendos të nisej hetim, 4 ditë pasi ishin publikuar materialet e hetimit gazetaresk. Pastaj bënë shantazh ndaj dëshmitarëve dhe denoncuesve. Prokuroria Rama- Xhafaj- Marku dërgoi për ekspertim materialet që caktoi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme mes Agron Xhafajt, u zgjodh laboratori i Surrelit ashtu si urdhëroi ky këtu”- tha Basha.
Video/Dorëzohet Ruçi, Basha mban peng foltoren e Kuvendit
Pas rinisjes së seancës, ka qenë sërish kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka marrë fjalën dhe ka kërkuar sërish që të jetë në sallë Rama dhe Xhafaj.
Basha: E shoh që keni dështuar zoti Ruçi për të sjellë në këtë sallë dy personazhet kryesore të skenarit kriminal për mbrojtjen dhe pandëshkueshmërinë e ministrit të brendshëm, Tahiri dhe të klanit mafioz të vëllezërve Xhafaj, çfarë kanë këta të dy më të rëndësishme që nuk vijnë sot në Kuvend të përballen me opozitën, me qytetarët, me median.
Përgjigjen na e kanë borxh ata, nëse refuzojnë të vijnë, jemi gati tua japim me fakte dhe prova se çfarë gjëje më të rëndësishme ka Rama dhe Xhafaj, që nuk e lejojnë të vijë në këtë sallë, të qeverisë, të mbledhë qeverinë, por që i kanë detyruar të shpenzojnë ditën dhe natën në skenarë kriminalë të shkatërrimit dhe fshehjes së provave për hetimet për Tahirin, për Agron dhe Fatmir Xhafaj.
Ruçi: Fuqia është kushtetuta, ligji, rregullorja, nuk e marr personale. Në zbatim të tyre kryetari i Kuvendit ka detyrimin ti sigurojë institucioneve kushtetuese dhe ligjore sot ti raportojnë Kuvendit. Nëpërmjet uzurpimit të foltores nga ana juaj bën që kjo kërkesë e kushtetutës, e ligjit, të mos zbatohet, nëse quani pafuqinë time tu heq me forcë juve nga foltorja, kuvendi nuk është vendi i mundjes, dhe forcës por zbatimit të ligjit.
Kryeministri apo gjithë qeveria vjen pasi deputete kërkojnë seancë pyetje, mocion me debat apo mosbesimi, që juve nuk e keni bërë, nëse e bëni do të futet në axhendë kjo.
Ata janë në punën e tyre duke biseduar me aktorë dhe faktorë ndërkombëtarë dhe në momentin e duhur do të jenë prezent për të ushtruar detyrat e tyre për të diskutuar dhe miratuar ligjet që pasojnë.
Basha: Ju flisni për një realitet që ekziston vetëm në kokën tuaj. Ligji nuk funksionon në asnjë vend, keni therur Kushtetutën, duke emëruar kukullën tuaj, për të liruar Saimir Tahirin dhe për të mbrojtur Xhafën. Latë gati për të vdekur Florian Onuzin se nuk ka lekë për të blerë bukë për fëmijët se ngriti zërin kundër traut në Kukës dhe lini të lirë Saimir Tahirin që pi birra nga ballkoni në bllok. Rama dhe Xahfaj nuk kanë asnjë punë të rëndësishme për të bërë, por vetëm duan të shpëtojnë lëkurën e tyre.
Basha: Kush ndihet i kërcënuar nga Saimir Tahiri, kush takohet me Tahirin, është i njëjti që kërkoi largimin e Dritan Zaganit. Është Edi Rama që fshihet pas Saimir Tahirit.
Ruçi: Ulu të dëgjojmë këto tre institucionet dhe do ta jap ty fjalën të parit, se ti je regjistruar.
Basha: Ka iku koha kur ju i hiqni fjalën kundërshtarit. Ejani dhe përballuani me të vërtetat.
Video/ “Çfarë ke, çfarë ke që bërtet”, plas sherri në Kuvend. Ndërpritet seanca
Nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat e tij ndaj vëllezërve Xhafaj.
Ai është shprehur se dy kokat Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, i fshihen së vërtetës ndaj dhe nuk janë në pranishëm në sallë.
Basha e mori fjalën për replikë menjëherë pas fjalës së kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, i cili tha se presidenti i PPE nuk ka deklaruar dhe nuk ka dërguar mesazhe të cilat opozita i ka shpërndarë.
Kreu i opozitë Lulzim Basha nuk ka respektuar kohën e dhënë nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi duke shkaktuar kështu debate në sallë. Basha tha se çelja e negociatave është shumë larg, pasi ka ende vend skeptike dhe se nga vizita e tij në Gjermani ka ende pikëpyetje nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile.
“Ka katër javë që skandali i vëllezërve Xhafaj njëri kokë e krimit dhe tjetri që e mbron ka pushtuar vëmendjen e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. I mban peng Edi Rama, se këtë të hënë kam në Berlin i ftuar nga autoritet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend. 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini jo vetëm që nuk është përmirësuar por ka shkuar më keq. Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo çdo institucion tjetër të rekomandojë hapjen e negociatave”.
Por, ndryshe nga Basha, kryetari i Kuvendit Gramoz Rucci tha se në dijeninë e tij, qeveria gjermane do të votojë Pro.
“Nën dijeninë time qeveria gjermane do të votojë pro hapjes së negociatave”.
Menjëherë pas mbarimit të kohës, kryeparlamentari Ruçi i ka ndërprerë fjalën Bashës, dhe në këtë moment ka ndërhyrë Berisha.
Debati Ruçi –Berisha
Ruçi: Çfarë ke, çfarë ke që bërtet…
Berisha: Do rrimë deri nesër në mëngjes këtu
Ruçi: Si deri nesër në mëngjes, iu lutem tre minuta për procedurë
Pas mosbindjes së Bashës, për tu larguar nga foltorja, Ruçi mbylli senanën me 10 minuta.