E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Video/Mallkim apo neglizhencë, fabrika është djegur dhe dy herë të tjera

Update/Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me zjarrin që ka rënë në një fabrikë të riciklimit të mbetjeve.

Mësohet se zjarri ka përmasa të mëdha dhe afër është një karburant, por që nuk rrezikohet nga flakët.

Për shuarjen e flakëve kanë shkuar të gjithë forcat zjarrfikëseve të Tiranës, por dhe dy zjarrfikëse të Vorës.

Sipas News 24, mësohet se  kjo fabrikë është djegur edhe dy herë të tjera dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.

Video/Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi mbetjesh

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës. Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri. Në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve zjarrfikëse të Tiranës, Vorës, ndërsa mësohet se është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e Durrësit.

Shuarja e flakëve duket e vështirë për shkak të materialeve që ndodheshin në fabrikë.

Me anë të një deklarate, policia njofton se fatmirësisht si pasojë e zjarrit të madh nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Njoftimi

Tiranë

Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar,  në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë të zhdukur, 16 të plagosur në shpërthimin e një fabrike kimike gjermane

Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit, të martën në mëngjes, shkaktoi një zjarr në një depozitë që përmbante...

E rëndë në Shkodër, 7-vjeçarja mbytet në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e Shkodrës, ku një 7-vjeçare është futur për t'u larë në lumin Buna, por fatkeqësisht u mbyt....

Euro bie nën 122 lekë, vlera më e ulët që nga janari 2020

Kursi i këmbimit të euros me lekun vazhdon të rënien dhe të martën shënoi vlerën më të ulët që nga fillimi i vitit 2020. Sipas...

Integrimi/ Zaev ironizon BE-në: Kur të jenë gati, të na lajmërojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar Bashkimin Europian, në lidhje me vendimin për të mos hapur negociatat, për shkak të vetos...

Juventus/ Alegri prezantohet, për Ronaldon dhe Dybalën vit i rëndësishëm

Gjatë konferencës për shtyp Alegri foli për dy lojtarë kyç tek bardhezinjtë, për Dybalën dhe Ronaldon: “Ronaldo është një kampion i madh, një djalë...