Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Kush janë 7 “mafiozët” e Shkodrës, pamjet nga arrestimi i bandës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Video/Kush janë 7 “mafiozët” e Shkodrës, pamjet nga arrestimi i bandës

Finalizohet në Shkodër goditja e dytë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe Forcën Operacionale në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.
3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithshtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar:

• 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.
• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW.
• 10 telefona celulare të markave te ndryshme.
• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro,

Gjithashtu është vënë nën sekuestër Lokal ”SAMPA” në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Ora 10:42

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal droge. Sipas ABCNews mësohet se grupi i strukturuar kriminal merrej me trafikimin e kokainës.

Në pranga ka rënë disa persona, si dhe u sekuestruar një sasi kokaine.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se Drejtori i Drejtorisë Vendore , Gjovalin Loka do mbajë një konferencë pëe shtyp në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për të dhënë më tepër detaje.

Tags: 7 “mafiozët”arrestimibandësjanëkushpamjetShkodrës

TË LIDHURA

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari
Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Politikë

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve
Aktualitet

SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

16:18 | 09/03/2026
Next Post
Video+Foto/“Atdheu në rrezik”, protestë para Kryeministrisë

Video+Foto/“Atdheu në rrezik”, protestë para Kryeministrisë

Raporti/ Vrasja e Ivanoviç dhe zhvillimet për Specialen

Raporti/ Vrasja e Ivanoviç dhe zhvillimet për Specialen

Moti i keq në Vlorë/ Bllokohen lundrimet, dëmtohen pemë e biznese

Moti i keq në Vlorë/ Bllokohen lundrimet, dëmtohen pemë e biznese







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet
Bota

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

by mirseda
17:41 | 09/03/2026
0

Rusia do t’u furnizonte naftë dhe gaz blerësve evropianë, me kusht që një bashkëpunim i tillë të...

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

17:17 | 09/03/2026
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun

17:01 | 09/03/2026
Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

16:59 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com