Vetëm me kontributin e të gjithëve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet. Ky mesazh nuk vlen vetëm për Shqipërinë, pasi anembanë bota po lufton me koronavirusin vdekjeprurës.
Një nxënës në Bosnjë Herecegovinë është treguar shembull i masave anti-Covid që qeveria ka vendosur me nisjen e vitit të ri shkollor.
Teksa po pyetej nga një gazetare për këtë temë, ai iu drejtua asaj duke i thënë se duhet ta mbajë maskën, dhe të ruajë distancën.
“Vendose maskën, nuk dua të infektohem”, thotë ndër të tjera nxënësi, duke i kërkuar gazetares të mbajë distancën.