Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video+Foto/Kush janë dy bosët shqiptarë, kriminelë dhe të pasur

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video+Foto/Kush janë dy bosët shqiptarë, kriminelë dhe të pasur

Makina e Klodjan Copjas

Edhe një herë media e njohur britanike i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare që sipas saj kanë pushtuar Anglinë. Këtë herë ajo i është referuar rastit të dy kriminelëve shqiptarë, Klodjan Çopja dhe Tristen Asllani.

I pari sipas “Daly Mail”, është me origjinë nga qytetit industrial shqiptar, Elbasani, dhe ai është mjaft i njohur atje, pasi në saj të parave të fituara me aktivitete kriminale ka hapur shumë biznese.

Por nga ana tjetër për Tristen Asllanin mediat britanike shpesh kanë publikuar shkrime pasi ai shikohet të postojë nga burgu britanik video dhe foto nëpër rrjetet sociale.

Historia e Kodian Çopjas 

Gati një vit më parë një bos shqiptar droge, përgjegjës për futjen e një sasie kokaine me vlerë 60 milion paund në perëndim të Londrës është dënuar me 17 vite burg nga një gjykatë britanike.

Klodjan Çopja

30 – vjeçari Klodian Copja u dënua nga Kingston Crown Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A.Copja u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainë në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës. Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës, përgjegjëse për importimin e një sasie droge që kapte vlerë e 60 milion paundëve.

Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi lëtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie.

Gjatë periudhës së parë, nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të po këtij viti, efektivët e Met punuan me kolegët e tyre në Kent, West Midlands, Bedfordshire dhe Thames Valley për të kryer një operacion përgjimesh mbi rrjetin e drogës të shqiptarit Copja.

Kjo çoi në arrestimin e 12 personave, klientë apo shpërndarës të drogës së Klasit A, me një vlerë prej rreth 2.5 milion paund.

Ata u dënuan me 166 vite burg në total.

Në Korrik të 2013 -ës, oficerët e policisë së Met ndaluan korrierët e 30 – vjeçarit Copja, me një sasi prej 11 kilogramë kokainë, 6.5 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kanabis në zonën e Earls Court të Londrës.

Gjatë arrestimeve, Copja u pa duke lëvizur me makinë në shtëpinë që konsiderohej si e sigurt nga grupi, përpara se të arratisej nga Britania po atë ditë.

30 – vjeçari u rikthye në këtë shtet në Mars të 2014 -ës dhe hetimi mbi rrjetin e tij vijoi.

Mes Marsit të 2014 -ës dhe Korrikut të 2014 -ës, policia zbuloi se Copja kishte punësuar një rrjet të ri korrierësh.

Një prej tyre u identifikua si korrieri që bënte rrugë çdo jave në Maidstone, Kent, ku ai takohej me një kamion që importonte kokainë nga kontinenti në Britaninë e Madhe.

Një moment që droga mbërrinte në Britani, korrieri e shpërndante atë nëpër grupet e shumta të organizuara kriminale nëpër Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.

Copja u arratis sërish nga Britania e Madhe dhe rrjeti i tij u mbyll.

Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin.

Copja u rikthye në Britani sërish në Tetor të 2014 -ës dhe po rindërtoi rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës.

Përgjimet telefonike e implikonin Copjan për orkestrim të rrjetit jashtë vendit.

Pasi mori vesh se bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar, ai qëndroi në arrati deri në Mars të 2017 -ës, kur u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe. Klodjan Copja u dënua nga Gjykata e Kingston më 4 Gusht.

Histortia e Tristen Asllanit

Gangsterët shqiptarë postojnë fotografi në Londër duke treguar tufat e mëdha të parave që ata përfitojnë nga kokaina fitimprurëse në kryeqytetin britanik. Tabloiti “The Sun”, shkruan se sipas Policisë, karteli famëkeq Hellbanianz duhet të jetë një nga bandat më dominante të drogës në vend, duke fituar miliona Paund në vit.

Tristen Asllani

“Ata janë bërë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në vend sipas shtetësisë në tre vitet e fundit, duke rritur pjesëmarrjen e tyre në treg me 42 për qind”, shkruan gazeta.Grupi Hellbanianz ka bazat e veta në Barking, në Londrën Perëndimore, dhe videot në Instagram tregojnë performancën e lartë të tyre të rrethuar me blloqe parash me prerje 20 dhe 50 paund. Burimet e policisë thonë se Hellbanianz janë gjithashtu pas dhunës në rritje midis bandave rivale dhe vitin e kaluar ishin ata pas një lufte brutale me thika në sheshin e Trafalgarut të Londrës në Ditën e tyre Kombëtare (festën e flamurit). Videoja nga skena shfaqi kalimtarë të tmerruar dhe turistët që largoheshin pas përleshjeve në mes të rrugës.

Disa anëtarë të Hellbanainz janë në burg duke përfshirë Tristen Asllanin, 29 vjeç, i cili u dënua me 25 vjet burg për vepra penale të lidhura me drogën dhe armët e zjarrit. Ai u arrestua pas rrëzimit të një makine që mbante një valixhe kokainë në një dyqan në fund të Crouch, pasi u ndoq nga policia. Zyrtarët gjetën 21 kg kokainë në veturë. Asllani fshehu një armë të frikshme Skorpion nën-makinë të pajisur me një zhurmues në një shtëpi në fund të Kroukut, e përdorur si pikë grumbullimi për valixhet e kokainës. Një kërkim i pronës zbuloi gjithashtu barna me vlerë 6 milionë paund.

Gjithashtu, “Sun” shkruan se grupet e krimit shqiptar janë të lidhur me një rritje të trafikimit të kokainës nga Evropa në Londër. Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar se banda të tilla, përbëjnë një kërcënim domethënës për Mbretërinë e Bashkuar dhe përdorin kapitalin si bazën kryesore të tyre të veprimit. Detektivët druajnë se tregtia po nxit dhunën, duke përfshirë goditjet dhe gjuajtjen me armë – midis tregtarëve të rrugës në Londër.

Burimi: Daly Mail

Përshtati: Tirana Today

Tags: Bosëtjanëkriminelëkushpasurshqiptare

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Lë Suedinë për Shqipërinë U21, njihuni me talentin Laorent Shabani

Lë Suedinë për Shqipërinë U21, njihuni me talentin Laorent Shabani

“Sulltani i Turqisë” i shpall luftë dollarit dhe euros

“Sulltani i Turqisë” i shpall luftë dollarit dhe euros

Shqipëria i shënon supergol Kosovës (Video)

Shqipëria i shënon supergol Kosovës (Video)

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com