E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Video/E vërteta për vajzën e përdhunuar, Artan Hoxha dhe Basir Çollaku përplasen në studio

Në studion e emisionit “Opinion” është diskutuar mbrëmjen e djeshme për denoncimin e ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili ka akuzuar se është kërcënuar nga dy deputetët socialistë Rrahman Rraja dhe Taulant Balla.

Kërcënimi ka nisur për shkak të djalit të deputetit Rraja, i cili ka qenë i lidhur me një vajzë në Krujë. Sipas pretendimeve, pasi çifti është ndarë, vajza thotë se është kërcënuar dhe dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Më pas vajza ka bërë denoncim ndaj tij dhe pretendohet se pastaj e ka tërhequr kallëzimin. Dëshminë e saj e ka marrë nënkomisari i policisë së Krujës Emiljano Nuhu. Ky i fundit, në intervistën që ka dhënë për gazetarin Çollaku, thotë se është kërcënuar në zyrë me armë në kokë nga vëllai i deputetit Rraja, ku të pranishëm ishin edhe vet deputetët Balla e Rrahman Rraja.

Dy gazetarët, Basir Çollaku dhe Artan Hoxha duket se kanë të njëjtin informacion për pjesën e parë të historisë, pra për dhunimin e vajzës nga djali i deputetit Rraja, me të cilin ka qenë e lidhur. Por ata ndahen në atë që ka ndodhur në komisariatin e Policisë së Krujës, ku pretendohet se kanë qenë të pranishëm deputetët dhe kanë kërcënuar ish-oficerin Emiljano Nuhu.

Gazetari Basir Çollaku: ” Kjo vajzë është ish e dashura e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja. Dhe një marrëdhënie drejt fundit ka ardhur në rrethana të ndryshme. Këtu ka nisur kanosja, që Rexhepi nuk e linte të ndaheshin. Kallëzimet janë në polici. Vajza ka shkuar të kallëzojë dhunën e ushtruar. Nga kqyrja rezulton që është ushtruar dhunë fizike mbi të dëmtuarën. Më pas në 21 Korrik e kanë marrë forcërisht në banesë, e çuan në komisariatin Nr. 6 e detyruan të tërheqë kallëzimin për dhunë.

Ajo bëri tërheqje më datë 21, sepse ishte me pistoletë në kokë. Më datë 22 shkoi sërish për të kallëzuar. Shumica e oficerëve njoftonin babain. Nga komisariati Nr.6 çështja përcillet në komisariatin e Krujës. Në shërbim ndodhej nënkomisar Nuhu. Thirri të dyshuarin dhe ka thënë se djali nuk pranon të japë shpjegime. Dhe prokurorja i ka thënë që duhet ta ndalosh djalin e deputetit. Pasi kanë bërë njoftimin, djali u ndalua. Në zyrën e Nuhut ka shkuar në komisariat babai, kryetari i Bashkisë dhe deputeti Tualant Balla. Djali është me precedent penal”.

Gazetari Artan Hoxha:“Kam qenë në dijeni që në momentin e parë. Arrita që të kontaktoja me vajzën, para emisionit kam qenë me vajzën për 1 orë e gjysmë. historia çedon. Ku çedon? Kemi historinë reale të lidhjes së vajzës. Pastaj kemi politizimin e historisë. Vajza shkon në postën e policisë. Kallëzimin thotë ja kam dhënë Gentjan Çitozit. Ka dalë nga rajoni, e ka marrë prapë djali i deputeti, nipi i deputeti, e kanë kërcënuar. Vajza është kthyer, është futur në rajonin e policisë dhe ka tërhequr kallëzimin. Ka shkuar në shtëpi, pasi e kërcënuan vajza ka shkuar të nesërmen në SHKB-në e Durrësit dhe bëri kallëzim për Gentjan Çitozin dhe SHKB ka pezulluar menjëherë Gentjan Çitozin. Është bërë dhe sekuestrimi i pamjeve. Prokurorja e Krujës komandoi oficerin tjetër Emiljano Nuhu. Vajza ka shkuar në datë 27 ka dhënë deklarime, dhe thotë që kur ka vajtur atje tregon personat që ka parë. Ka rezultuar që vajza është dhunuar dhe ka shenjë që është djegur me cigare. E ka kërkuar sërish Emiljano Nuhu dhe i ka thënë do vish të japësh deklarime të reja sepse mua më kanë kërcënuar”. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...