Update/Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë Rama, që të mos votojnë Pr/Ligjin, i cili lejon shembjen e Teatrit Kombëtar. Me tone të ashpra Berisha se ky është një akt dështimi.
“Nuk ka krim më të shëmtuar, akt, dëshmi më flagrante të shndërrimit në mafie të kësaj pseudomaxhorance sesa procedura urgjente e ligjit për të shkatërruar një simbol kombëtar, në dekada.
Unë kërkoj anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz, a ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin duhet të ishte me superurgjencë parlamentare, kur e keni shndërruar vendin në eksportuesin kryesor të krimit në Evropë, jeni bërë simbole të nxira, fytyrë katran të krimit, drogës, larjes së parave, vrasjes shtetërore në zyra, gazi i dheut me aktet tuaja makabre kriminale nuk dini të ndaleni, ndaluni more për një moment se pas kësaj që po bëni qëndrojnë milionë para të “Toyota Yaris”, kamionëve, drogës, që sillni dhe eksportoni nga vendi në Evropë”,- tha Berisha.
Video/Opozita braktis Kuvendin, Berisha thotë fjalën e fundit
Pas debatesh të forta në Kuvend dhe protestave të artistëve jashtë godinës së Parlamentit, ish kryeministri Sali Berisha është larguar se bashku me opozitën. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Pr/Ligji që ka sjellë mazhoranca në Kuvend nuk është gjë tjetër veçse ekzekutim i Teatrit Kombëtar.
“Kjo që po ndodh me teatrin është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Një abuzim total me çdo lloj pushteti dhe moralin. Sjellin ligjin për të ekzekutuar teatrin, një simbol kombëtar për çdo komb të qytetëruar,
Sot në parlamenti po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo rregulli dhe morali. Në momentin kur Bashkimi Europian hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave dhe i shtyu për në fund të vitit 2019 dhe kjo do shkojë deri në 2021 këtu do jemi. Në vend që të paraqitet një plan program për 13 kushtet nga Këshilli i Ministrave, paraqitet projekt-ligji për Teatrin Kombëtar nga një njeri i cili udhëhiqte nga urrejtja, pasi vete Rama është i mbetur në komplekset primitive të nja adoleshenti të droguar. Kjo që ndodhi sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presim çfarë do të bëjë ky parlament, këto institucionet pas goditjes së tmerrshme që morëm, pas hedhjes poshtë të rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave, pas përcaktimit Të 13 kushteve, ka vetëm një axhendë të që vjedhje çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj”.
Video/“Hajdutë, mos u zgërdhini”, Basha me thirrje të fortë nga Kuvendi
Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme qëndrimin e shumicës për të mos iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga opozita.
“Nuk kemi asnjë iluzion u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI-ja insiston ka bërë pyetje, keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës, po përdorni procedurën me emergjencë, mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin, por që mos ti përgjigjesh as pyetjeve të opozitës ç’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën kuvendit thirrini mendjes, në krevat me krimin, tenderët me krimin, doni ta shndërroni edhe këtë Kuvend në një teatër, nuk ka këllqe ajo, ky tjetri le të vijë ideatori i vjedhjes të japë përgjigje këtu, keni marrë pyetjeve përgjigjuni pyetjeve”- tha Basha.
Spaho, thirrje Ruçit:
Ndërkohë që ministrja Kumbaro argumentoi pse duhet të shembet teatri dhe pse do të ndërtohet një i ri pa cenuar truallin e ekzistuesit, deputeti i PD në emër të opozitës i kërkoi kreu të kuvendit të ndërpresë seancën dhe të thërrasë Ramën të jetë në Kuvend.
“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni seancën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, kryeministri të jetë këtu”- tha Spaho.
Pas sqarimit të Rucit për mungesën e Ramës dhe se gjithë pyetjeve i ka dhënë përgjigje ministrja e Kulturës, Kumbaro.