Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor.
22-vjeçari nga Kosova i cili aktivizohet për Jeni Malatjaspor, ka shënuar në sekondat e fundit, pas një krosi në zonë ku një shok i skuadrës së tij nuk mundi ta dërgojë topin në rrjetë.
Por, topi përfundoi tek këmbët e Topallit ku u tregua gjakftohtë përpara portës gjysëm së boshatisur.
Skuadra e Jeni Malatjaspor renditet në vendin e 11 në kuotën e 12 pikëve.
Topalli është transferuar tek skuadra turke pas aktivizimit edhe në Superligën e Kosovës në rradhët e Ballkanit.
GOL | Gaziantep FK 2-2 Yeni Malatyaspor, 90+5′ Jetmir Topalli
anlık goller için –> @143spor pic.twitter.com/tZrr54IqcX
— TSL Anlık Goller | Takip @143spor (@anlik_goller) November 28, 2020