Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/ Si i shohin qytetarët vajzat e (zh)veshura të ekranit shqiptar!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
VIDEO/ Si i shohin qytetarët vajzat e (zh)veshura të ekranit shqiptar!

Veshja e vajzave të ekranit është kthyer vazhdimisht në vëmendje. Debate mes opinionistëve, gazetërve, tituj bombastikë në median online. Të nxitur nga “lufta” për të marr sa më shumë audiencë, duket se më shumë se tek përmbajtja, ekranet shqiptare e kanë përqendruar vëmendjen tek joshja e publikut. Duke përdorur imazhin e femrës si “objekt tërheqje”.

Edhe pse ka më shumë se 20 vite që ka rënë sistemi komunist, përsëri diferenca midis vajzave të ekranit në ato kohë, me vajzat e sotme është shumë e madhe. Nga kamishat e mbyllura në folëset që japin lajmet me dekoltenë krejtësisht të hapur. Nuk ka rëndësi nëse është një edicion informativ, emision argëtues, parashikim i motit, videoklip. Shumë prej tyre po ngatërrojnë finesën me të ekzagjeruarën. Por, si perceptohet kjo gjë nga qytetarët?

Këta të fundit të pyetur nga Tirana Today shprehen se shpesh ajo që mendohet të jetë veshje, është më tepër zhveshje.

“Janë pak si shumë ekstravagante, nuk jemi gati ne si vend për këto veshje. Para viteve ’90 nuk kërcente derri e dosa, kishte rregulla atëherë. Të internonin në Savër, të Lushnjes. Kurse tani nuk mund të rrish dot me vajzën a mbesën  dhe të shohësh televizor. Sepse të vjen turp.”

“Kjo është sipas dëshirës të gjithsecilës, ato kanë qejf të dalin ashtu, le të dalin. Dhe pse shumë prej neve na duket e tepër. Por, ajo gjë varet dhe nga kultura apo familja.”

“Varet nga situata, ka nga ato që janë shumë normale. Pastaj janë dhe ato që e ekzagjerojnë fare. Më së shumti janë këto këngëtaret e çuditshme, që sapo janë futur në treg.”

“Ndihemi në siklet kur jemi me familjen”

“E ekzagjerojnë më shumë seç duhet. Si Luana, Enca, këto që njihen. Mua si mashkull normalisht që më pëlqen t’i shoh. Por, kur jemi me familjen dhe dalin ato në ekran, ndihesh në siklet.”

“Po, është e vërtetë që vajzat shqiptare sa vijnë edhe më shumë zhvishen. Ama mua të gjitha më duken shumë false.”

“Këtu zhvishen më shumë se gjithë bota. Kërkojnë vetëm të nxjerrin e tregojnë hiret e tyre. Problemi qëndron se si mosha 18 dhe 30, njësoj po vishen. Nuk ka më dallim.”

Nuk ka rëndësi nëse është mosha e tretë, minoren, familjarë, besimtar apo ateist, për qytetarët shumë herë ajo që shfaqet në ekrane nuk është sensuale, por banale. Në një kohë kur pamja është kthyer në një faktor më të rëndësishëm madje edhe se fjala, vajzat e ekranit shqiptar mund të shmangin ekzibicionizma me look-un e tyre. Sepse në fund të ditës, veshja duhet t’i përshtatet disa normave të caktuara.  Për mos të vazhduar me dhënien e mesazheve të gabuara. TIRANA TODAY

Tags: etikahiretqytetaretvajzat e ekranit shqiptarveshje

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
Karvanë me emigrantë drejt SHBA-ve, UNICEF: Mes tyre janë 2400 fëmijë

Karvanë me emigrantë drejt SHBA-ve, UNICEF: Mes tyre janë 2400 fëmijë

FSHF ngre alarmin: “Arena Kombëtare” në pikëpyetje, ja arsyet

FSHF ngre alarmin: “Arena Kombëtare” në pikëpyetje, ja arsyet

Vuçiç: Të shfrytëzojmë mundësitë e kompromisit me Kosovën

Vuçiç: Të shfrytëzojmë mundësitë e kompromisit me Kosovën







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com