Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Karvanë me emigrantë drejt SHBA-ve, UNICEF: Mes tyre janë 2400 fëmijë

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Ndërsa Presidenti Donald Trump bën deklarata të ashpra ndaj emigracionit, disa karvane emigrantësh po përpiqen t’i afrohen kufirit të Shteteve të Bashkuara. Në Meksikë ndodhet një pjesë e mirë e tyre. Sipas UNICEF-it, nga emigrantët që kanë hyrë deri më tani në Meksikë, 2400 janë fëmijë.

Karvani i emigrantëve vazhdon të lëvizë. Dhjetëra prej tyre, një pjesë me kamiona dhe të tjerë më këmbë, mbërrijnë në qytetin e vogël meksikan, Sayula, që është shndërruar në pikën më të fundit të takimit të emigrantëve. Sipas llogaritjeve më të fundit, ata numërohen ende me mijëra. UNICEF-i njoftoi se rreth 2400 prej emigrantëve që kanë hyrë në Meksikë janë fëmijë.

Viktor Escobar la vendin e tij, El Salvadorin, për të arritur karvanin që Presidenti Donald Trump e krahasoi me një pushtim. Këtë javë, Presidenti Trump urdhëroi dërgimin e 5 mijëve ushtarëve të parë në kufirin SHBA – Meksikë.

“Nuk mund të jetë pushtim. Fëmijët nuk pushtojnë. Shumica janë njerëz punëtorë”, thotë emigranti Victor Escobar.

Shumica prej tyre dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ku emigracioni është shndërruar në një çështje qendrore në prag të zgjedhjeve për Kongresin, duke ndikuar ndoshta tek votuesit e hershëm dhe retorika e fortë në të dyja palët. Ish-Presidenti Obama deklaroi se ushtria po përdoret politikisht.

“Tani po dërgojnë ushtarakët tanë trima. Po i dërgojnë për një manovër politike”, u shpreh gjatë një tubimi elektoral ish-Presidenti Barack Obama.

Një karvan i dytë u përplas në kufirin me Guatemalën me rojet kufitare meksikane, duke i goditur ata me gurë. Presidenti Trump sinjalizoi se nëse veprojnë njësoj në kufirin me SHBA-në, atëherë do të priten me armë zjarri.

“Nuk do tolerojmë. Nëse godasin me gurë, ushtria do të kundërpërgjigjet. U kam thënë ta konsiderojnë goditje me armë”, deklaroi Presidenti Trump.

Por, më vonë u duk se Presidenti u tërhoq.

“Nuk thashë të qëllojnë. Por, nëse na godasin, do futen në burg për një kohë të gjatë”, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Cindy Ramirez nga Hondurasi, së bashku me motrën e saj, qajnë çdo natë, ndërsa shpresojnë të lejohen të hyjnë në SHBA.

Tags: 2400 fëmijëdrejtemigrantejanëKarvanëmesSHBA-vetyreUNICEF

TË LIDHURA

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve,dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:45 | 03/06/2026
Next Post

FSHF ngre alarmin: “Arena Kombëtare” në pikëpyetje, ja arsyet

Vuçiç: Të shfrytëzojmë mundësitë e kompromisit me Kosovën

Interi shkatërron Genoan me ‘rezervat’ dhe rimerr vendin e dytë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com