Nuri Seferi, krenaria e madhe e shqiptarëve, e tregoi edhe njëherë se vlera e tij rritet gjithmonë e më shumë, pavarësisht kalimit të viteve.
“Taysoni shqiptar” e dominoi përballjen ndaj Rad Rashid, duke e merituar fitoren me pikë në fundin e ndeshjes.
Pika kulminante e këtij dueli në boks, ishte në sekondat e fundit. Boksierët nuk i ndalonin grushtet me njëri-tjetrin, duke hequr dorë nga mbrojtja, megjithëse gongu kishte rënë për të sinjalizuar mbylljen e ndeshjes.
Tërësisht jashtë rregullave, por një bukuri dhe spektakël më vete për gjithë të pranishmit në sallë, që meritonin emocione të tilla.
Nën thirrjet “Shqipëri etnike” nga tifozët, Seferi mori edhe më tepër forcë, për të bërë një rikthim me fitore ndaj një kundërshtari të kalibrit të lartë, si Rashid.
Ndërkohë “Shqiperia.ch” siguron momentin që nuk u transmetua.