Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian për rekomandimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Cakaj e cilëson raportin e KE-së kristal të qartë, pasi Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për t’u integruar në BE. Po kështu ai shton se është koha e bashkëpunimit ndërpartiak, kjo në shërbim të integrimit dhe angazhimit politik.
Statusi
“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:
Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!
Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Këshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë”.