“Big Brother VIP” do të nisë në muajin tetor. Këtë detaj e ka zbuluar gazetari i njohur, Eraldo Rexho, teksa ishte i ftuar në programin veror “Pushime On Top”. Pritjes duket se po i vjen fundi, pasi shumë është përfolur edhe për personazhet që do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP”. Këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët u duhet që të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Eraldo tha se ai është pjesë e grupit të punës, në fazën parapërgatitore të spektaklit. “Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së “Big Brother VIP” në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të “Big Brother VIP 1”. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit, do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë “Big Brother”, tha më tej ai.
View this post on Instagram
Pjesa më e madhe e personazheve që do të bëhen pjesë e “Big Brother” tashmë është vendosur, por nuk zbuloi asnjë emër.
“Asnjë emër, nuk bëhet fjalë. Por unë mendoj se janë mbyllur 90 për qind e banorëve VIP të Big Brother”.
Në udhëtimin e tyre, banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. “Big Brother Vip” është një ndër Reality Show më të suksesshëm në botë!