Partia Demokratike ka shpërndarë lajmin se janë rrahur sot dy anëtarë të të rinj të FRPD-së.
Kryetari i FRPD-së në një lidhje live në faqen e tij të Facebook tregon se janë arrestuar te protesta para Drejtorisë së Përgjithshme në mbështetje të kuksianëve të arrestuar. Dy të rinjtë e arrestuar janë Gentian Gjonaj dhe Ardit Zeneli dhe po mbahen në ambientet e komisariati nr.2.
Në videon live Belind Këlliçi deklaron se dy të rinjtë janë rrahur nga policia dhe nuk është lejuar që avokati i tyre të marrë kontakt me policinë. Këlliçi thotë se e ka të filmuar edhe situatën kur policët rrihnin dy të rinjtë.
Në ambientet e komisariatit janë deputeti Edi Paloka dhe Arben Ristani. Në komisariat ka ardhur dhe një ambulancë e cila ka marr kontakt me dy të rinjtë e arrestuar, por mjekët nuk ka dhënë asnjë prononcim.