Pas reshjeve të shiut të ditës së sotme, Parku Rinia është përmbytur sërish.
Investimi i ri nga Bashkia e Tiranës duket se ka shkuar dëm pasi hapësirat mes kodrave të krijuara në këtë park janë kthyer në pellgje të mbushura me ujë.
Kujtojmë se Parku Rinia u inaugurua më datë 1 Qershor, për festën e fëmijëve.
Vlen të theksohet fakti se probleme të tilla me përmbytjet nuk janë hasur më parë… pra para se të bëhej investimi i ri.