Shpesh këngëtarët konkurojnë me njëri-tjetrin, duke e treguar me anë të klikimeve. Ka nga ata artistë të cilët nuk u interesojnë klikimet, pasi shpesh aludohet për blerje të tyre.
“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, prej kohësh ishte kënga shqiptare më e klikuar.
E publikuar 6 vite më parë, për momentin ajo numëron 500, 096, 558 klikime.
Ajo nuk qëndron më në krye të listës, pasi tashmë kryeson kënga e Era Istrefit. “Bon Bon” publikuar 3 vite më parë, ishte kënga që lançoi karrierën ndërkombëtare të Era Istrefit. Kënga në fjalë numëron 693, 934, 578 klikime.