Mediat e huaja kanë publikuar pamje të marra nga lart të spitalit Huoshenshan që u ndërtua në qytetin e Wuhan.
BBC ka publikuar videon e përshpejtuar ku shihen punimet të cilat kanë nisur që nga 24 janari. Spitali i cili është ndërtuar posaçërisht vetëm për pacientët me koronavirus do të hapet më 3 shkurt.
Sipas mediave kineze, ai është përfunduar për 6 ditë, ndërsa në 3 ditët e tjera i gjithë spitali i cili do akomodojë 1000 persona do të jetë i pajisur me mjetet e nevojshme. Kujtojmë se deri më tani 304 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 14 mijë të tjerë kanë mbetur të infektuar.