Sot është një ditë mjaft e veçantë për këngëtaren e njohur nga Kosova, Remzie Osmani. Djali i saj sot kurorëzon dashurinë në martesë.
Këngëtarja e muzikës popullore ka publikuar pamje nga dasma madhështore, ku shfaqet çifti i ri brenda makinës, duke përshëndetur dasmorët.
Nusja e cila quhet Gëzime, duket si një princeshë, ndërsa ka zgjedhur një fustan nusërie përrallor.
Po ashtu, këngëtarja ka publikuar pamje të tjera nga dasma në InstaStory, ku dëshmohet se sa të rëndësishme janë traditat për familjen e saj.