E diel, 29 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Video/ Kampiones i hiqet emri nga lista nga “paragjykimet”…

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Brataj: Jemi në skenarin 3. Nëse ezaurohen, do shtrohen në hotele e stadiume

Në një video të shpërndarë nga Rama, tregohet puna kolosale e mjekëve në këto ditë të vështira pandemie. Një fluks thirrjesh dhe me mijëra...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” vjen për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Shqiponja Brahja, një sportiste elitare dhe 15 vjet kampione Kupe, tregon se këtë muaj mbahet Kampionati Botëror. Fillimisht e kishte emrin në listë për të marrë pjesë.

Lista vajti, fondi erdhi dhe Shqiponja nuk u fut në grumbullim, me pretekstin se është e madhe në moshë, apo nuk arrinte peshën.

Për këtë problem iu drejtua Presidentit të Federatës, i cili i tha se kështu ka vendosur Këshilli i Trajnerëve dhe Kryesia.

“Kam 15 vite kampione e Shqipërisë. Marr pjesë në kampionate kombëtare e ndërkombëtare. Më 15 Shtator bëhet një aktivitet shumë i rëndësishëm që është kampionat botëror. Federata e Peshëngritjes vendos që edhe unë ta kem emrin. Emri im vajti, fondi erdhi dhe unë nuk u grumbullova, sepse thonë që je e madhe, që nuk ke arritur peshën… ku më grumbulluan mua këta? Për çfarë e kanë çuar emrin atje, për të marrë fondin?”, tregon sportistja.

Në momentin që pe emrin tënd në listë dhe nuk u fute në grumbullim, pate një ballafaqim me Presidentin e Federatës së Peshëngritjes?

“Sipas presidentit nuk arrin dot peshën, je e madhe… E justifikoi që është bërë një gabim, kur ai nuk e di performancën time, sepse nuk e ka bërë grumbullimin për mua”.

Pas Presidentit, cilat janë rrugët që ndoqe më tej?

“I bëra një mesazh kryeministrit, si njeri sportiv, si njeri që e njeh sportin, sakrificën, kontributin që unë kam dhënë prej 30 vitesh në sporte të ndryshme. Mesazhin ia dërgon zv/ministrit të sportit, Konstandinit. Dhe sipas tij është sportiste pa rezultate, pa peshën që kërkohet. Pesha që pretendohej të konkurrohej ishte 45 kilogramë, dhe pesha që do të ngrija është ajo çka vetë ka shkruar Federata.”

E arrin ti këtë rezultat?

“Sigurisht sepse i kam të arritura që më përpara. Thjeshtë mu desh një regjim që do bëhej gjatë grumbullimit. Por nuk e pata, as regjimin, as ushqimin, as grumbullimin. E gjitha kjo bëhet nga një xhelozi e madhe e sportistëve, e trajnerëve dhe e presidentit, që unë të heq dorë nga ky profesion. Për sa kohë do kem fuqi, do kem duar e këmbë do ta vazhdoj këtë sport”.

“Ju lutem Stop-it, ndiqeni këtë gjë, pasi fondi erdhi nga ministria e Sporteve, dhe unë nuk vajta. Ku vajti ky lekë? Ku vajti ky fond?”

Kreshnik Leka, President i klubit Teuta shprehet se në këtë rast është bërë një padrejtësi.

Trajneri Kreshnik Leka- “Federata Shqiptare e Peshëngritjes”, në fillim e ka futur në listë, por tranjerët që vendosin, se cilët sportistë do të shkojnë, nuk e preferojnë Shqiponjën. E di ku çalon problemi më shumë? Tek anëtarët e Komitetit Drejtues. Me përjashtim të njërit, nuk e njohin peshëngritjen. Në momentin që ka një aktivitet ndërkombëtar, në këtë rast përpara Kampionatit Botëror, bëhet Kampionati Kombëtar këtu, që zgjidheshin më të mirët. Për shembull, vendos Kryesia dhe Këshilli i Trajnerëve që të çojnë 5 sportistë, domethënë 4 meshkuj dhe 1 femër. Normalisht do grumbullohen 2 femra, ose 3. Meshkujt, përshembull janë 4, që do shkojnë…

Trajneri Kreshnik Leka-Ti do grumbullosh 6-7, se njëri ecën më mirë, njëri nuk ecën domethënë.

Trajneri Kreshnik Leka-Normalisht, Shqiponja minimumi që duhet të kishin bërë ata, Kryesia, Komiteti Drejtues, të kishte vendosur që Shqiponja të grumbullohej në Ekipin Kombëtar. Se bie nga pesha, apo s’bie Shqiponja, pastaj ajo duhet parë! E kupton?! Nëqoftëse sportistit ti i vë shkelmin edhe i thua nuk të grumbulloj, bëj çfarë të duash, andej këndej…! Ato Shqiponjën e kanë godit nga ana psikologjike. Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Po t’i grumbullosh do t’i japësh shansin që ajo të bëjë stërvitje. Të shkëputet nga hallet familjare që ka, se mund të jetë një sportiste, që s’ka bukë të hajë në shpi, bie fjala…

Trajneri Kreshnik Leka-Ndodh, sepse e kanë marrë në dorë në Komitet Drejtues ka njerëz që nuk e njohin peshëngritjen. Edhe sikur të kenë dëshirë të punojnë mirë, nuk dinë të vlerësojnë.

Theodhor Maslaveci në kameran e fshehtë të Stop, thotë se kur të kthehet nga kampionati do t’i japë Shqiponjës 200 mijë lekë për kafe…

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-O President! O President!

Presidenti Theodhor Maslaveci-Uuu, Ponja!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-E e, po hape, hape telefonin..!

Presidenti Theodhor Maslaveci-Po ku je moj Ponja, ti? Çfarë po bën? Si i ke kalamajtë njëherë?

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Si t’i kem? Si t’i kem?

Presidenti Theodhor Maslaveci-Mirë t’i kesh!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Qëkur ke ardhur ti, më ke djeg 3 aktivitete: Europian, Botëror….

Presidenti Theodhor Maslaveci-Pak ke shkruajtur gjithë ato ti? Gazetën…, sidoqë mua më ke shkruajtur, që femrat merren me kurvllëqe, në gazetë…

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Ma ke thënë? Ma ke thënë, apo jo?

Presidenti Theodhor Maslaveci-E di kujt ia kam thënë unë? Ia kam thënë Gonit, që femrat tona merren me kurvllëqe.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Sapo e pohove! Femrat tona, që do të thotë, ti i përfshin të gjitha.

Presidenti Theodhor Maslaveci-Duke pirë një ditë këtu me Gonin e ia kam thënë!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Presidenti është një dhurues për sportistin. Nuk është që t’i thotë sportistit: ti nuk bën garë, ti nuk ke peshë, ti nuk ke këtë, nuk merren me peshat…

Presidenti Theodhor Maslaveci-Këshilli i Trajnerëve kanë votuar vetë.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Kur unë jam fituese e Kupës, më tregon mua Këshillin e Trajnerëve. Ndërkohë që, emri im ka vajtur.

Presidenti Theodhor Maslaveci-Ne e çuam, sepse…

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Ka vajtur emri im? Kaq!

Presidenti Theodhor Maslaveci-Po!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po?

Presidenti Theodhor Maslaveci-Atje kishte bërë një gabim Federata Botërore. Të caktuam ne që do vije, Këshilli i Trajnerëve tani që Ponja nuk duhet të vejë, sepse Ponja nuk bie dot 45-çe. Po të ishe me atë 163 kg, zë vend të 27-të!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Në grumbullim njeriu ngre kile. Unë kam ardhur nga lindja edhe rikuperimin do ta bëja në grumbullim, do ta bëja. Ti më le pa bukë mua dhe kërkon të kesh rezultate nga unë.

Presidenti Theodhor Maslaveci-Edhe unë nuk kam qenë dakord!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po ku, çfarë je ti? Perëndia je ti, që bie apo nuk bie nga pesha?

Presidenti Theodhor Maslaveci-Do për shëndetin tënd me.., çfarë Perëndie jam unë?

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po nuk i takon pra Presidentit, të bëjë këtë gjë!

Presidenti Theodhor Maslaveci-Po 45-çe nuk bie moj Ponja, tashi.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po ku e di ti, që nuk bija unë, mo?

Presidenti Theodhor Maslaveci-E di, pse nuk…?

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Pse?

Presidenti Theodhor Maslaveci-Sepse u hodh ky mendimi nga Këshilli i Trajnerëve. Në atë mbledhje qemë të gjithë bashkë. Tashi për tashi, s’ka gjë!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-A e kam emrin unë?

Presidenti Theodhor Maslaveci-Jo më Ponja, jo më! Se ne e kemi hequr bre emrin. Ishte gabim ai.

Presidenti Theodhor Maslaveci-Ponja, kur të vij nga Botërori, do të jap një kafe unë nga xhepi im! Dakord? Do të jap një 200-çe! Dakord? Ponja, mos u mërzit tashi!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Jo, jam mërzit! Ej, më ke lënë pa bukë, ore!

Presidenti Theodhor Maslaveci-(Qesh) Ika! Ika!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Ej! E kupton, që je shkelës i ligjit?

Presidenti Theodhor Maslaveci-(Qesh) E mirë!

Nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit Stop, vetë peshëngritësja iu drejtua Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Zëvendësministri, MAS-Si je?

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Shumë e mërzitur! Shumë e shqetësuar!

Zëvendësministri MAS-I cova letër Kryeministrit për ty. Në Kampionatin Botëror ata s’të çojnë dot!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Pse?

Zëvendësministri MAS-Se ishte mbyllur regjistrimi. Rezultatet nuk bëhen me hamendje, rezultatet bëhen kur kapet, kur regjistrohen. Atëherë po, por tashi Ponja do të zbresi një peshë më poshtë, ku e di unë sesa kilogramë humbet Ponja? Nuk e dimë. Tashi, ty të ka rënë mendja, o në Tajlandë, o s’ka!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po a ka një logjikë, që kur unë nuk grumbullohem, gjithçka është një paragjykim? Pa një grumbullim, pa më dhënë bukë, si do t’i ngrejë ato hekura unë për Kampionat Botëror? Po si nuk më dhatë atë shans, që unë të grumbullohem? Të haj bukë dhe të nxjerr rezultatet!

Zëvendësministri MAS-Sipas atyre nuk është rezultati pozitiv, për t’i dhënë këto lekët!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po pse paragjykohem?

Zëvendësministri MAS-Jo, nuk paragjykohesh!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Është paragjykim, që unë nuk bie nga pesha, unë jam e madhe…

Zëvendësministri MAS-Nuk iket me çfarë do të bësh atje, por çfarë ke sot!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Atëherë, le të qëndrojmë në rregullore. Jam fituese e Kupës?

Zëvendësministri MAS-Po, je!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Jepi shansin, të rregullohet!

Zëvendësministri MAS-Unë u angazhova personalisht, lashë lejen e zakonshme, se Kryeministri shqiptar më tha që ka një problem, një konflikt me peshëngritësen. Ok? Erdha këtu!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po, faleminderit për atë, që erdhe! Iu binde Kryeministrit!

Zëvendësministri MAS-Që t’i bindesh Kryeministrit, nuk është turp Ponja.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Përkundrazi, por nuk e ke çuar deri në fund bindjen.

Zëvendësministri MAS-Unë jam nga ata burra, që i bindem Kryeministrit.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Po çoje deri në fund pra, kur i bindesh!

Zëvendësministri MAS-Jo me mendtë e tua, me mendtë e mia!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Në rregullore, jo me mua! Jam fituesja e Kupës dhe më takon ta çoj. E fundit medalje, më takon të më çojë, kaq! Kaq!

Zëvendësministri MAS-A do dëgjosh, apo të bëjmë muhabet?!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Ok! Më fal!

Zëvendësministri MAS-Të thashë edhe njëherë, unë e respektoj legjislacionin, për mijëra gjëra. Për të qenë e bindur ti, kam statusin tim! Sa e respektoj Ramën, aq të drejta i them Ramës. Këto, që i kam shkruajtur Ramës për ty, Rama i ka atje. Ti i shkruajte për herë të dytë dhe Rama s’dha gjë përgjigje. Do të thotë që është dakord me përgjigjen tonë. Ky është Kryeministri shqiptar, që dëgjon gjithë palët dhe kur i duket e arsyeshme në bazë të legjislacionit shqiptar, argumentin që i kemi bërë ne, nuk të ka dhënë përgjigje për herë të dytë.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-S’e ke kuptuar Kryeministrin! Ai është një diplomat, që të lë të kuptojë shumë mirë. Mjafton, që ta rikthejë mesazhin ty!

Zëvendësministri MAS-Ma lër, ma lër, ma lër mua, që ta kem gabim, që s’e kam kuptuar Kryeministrin! Për këtë problem, unë nuk të ndihmoj dot, që të shkosh në Tajlandë.

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Mirë mo! Nuk e kupton, që këtu ka handikap, sepse nuk flasim me rregulloren, po flasim me paragjykimet?

Specialisti MAS-I zgjidhin në Federatë. Janë probleme, që i zgjidh brenda Federatës.

Zëvendësministri MAS-Ponja, suksese!

Peshëngritësja Shqiponja Brahja-Faleminderit!/tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fero dhe Arbenita martohen në fshehtësi

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, i kanë dhënë fund beqarisë. Duket se zërat që qarkullonin së fundmi në media për një ndarje, kanë...

Aksident i rëndë në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët (FOTO)

Mund të kishte përfunduar me një aksident tragjik ajo çfarë ndodhi në Formula 1, ku piloti rrezikoi jetën. Pamjet e rënda që janë shpërndarë...

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë. Një mjet ka përplasur 60-vjeçarin Gjon Kola, i...

Rast i rrallë në Singapor, nëna lindi foshnjen me antitrupa COVID

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiuar nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata...

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon

Zv.kryeministri Erion Braçe denoncon sërish shkeljen e aktit normativ nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur këtë të dielë pa maskë. Braçe...